Thursday, March 10, 2016

PSE ARIAN ÇANI KA NDRYSHUAR ‘LOOK’ ?

Prej vitesh Arian Çani identifikohet me kostumin e tij të zi. Shpeshherë ai është shprehur se nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë veshje në “Zonë e Lirë”, por duket se mbrëmjen e djeshme diçka ka ndodhur. Çani ka “braktisur” bluzën e zezë dhe xhaketën klasike, për të ardhur në emision me një këmishë. E në fakt ky ndryshim ka rënë menjëherë në sy te publiku. Vetë moderatori i mirënjohur është shprehur se nuk ndihet komod me këtë veshje, çfarë do të thotë se shumë shpejt do t’i rikthehet kostumit të tij, kaq popullor tashmë.

No comments:

Post a Comment