Tuesday, March 15, 2016

Zgjedhje të parakohshme? Ja përgjigja e Metës për Pandeli Majkon

                             meta-lsi

Ilir Meta i është përgjigjur socialistit Pandeli Majko, i cili tha se nëse nuk realizohet reforma në drejtesi PS do kërkojë zgjedhje të parakoshme.“Jam i bindur se reforma do të miratohet për arsye se të gjitha forcat politike kanë shprehur vullnetin për përmbushjen e reformës. Së dyti të gjithë kanë rënë dakord që standardet evropiane të kësaj reforme i përcakton Komisioni i Venecias, i gjithëpranuar nga të gjithë dhe ky komision ka folur mjaft qartë për të gjitha çështjet ndaj të cilave janë kërkuar sqarime, interpretim, opinione, apo vlerësime”­ tha kryeparlamentari.

No comments:

Post a Comment