Friday, March 18, 2016

I moshuari shqiptar habit grekët, ngjit drogën tek këmbët

Një 62-vjeçar shqiptar për të shmangur kapjen nga policia greke, mendoi një ide gjeniale për fshehjen e drogës, por rezultoi pa fat. Ai u arrestua në Janinë me një sasi droge të llojit heroinë, të cilën e kishte fshehur në trup. Mediat greke shkruajnë se i moshuari u kap me 652 gr heroinë, të cilën e kishte lidhur te këmbët me ngjitës. Përveç drogës, atij i sekuestruan edhe 400 euro si dhe 3 celularë, ndërsa tani do përballet me akuzën për trafikim të lëndëve narkotike. 
I moshuari shqiptar habit grekët, ngjit drogën tek këmbët

No comments:

Post a Comment