Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade, gjatë fjalimit të mbajtur sot në Kongresin e PS-së, deklaroi se qeveria ka dështuar për ta çuar përpara drejtësisë Berishën dhe aktorët e tjerë të së kaluarës.
“Pika jonë e referimit nuk është e djeshmja, dhe as aktorët e së djeshmes. Ata dhe Berishën kemi dështuar t’i çojmë përpara drejtësisë, së bashku me klientelën e tyre, shpresojmë ta bëjmë në vitin e mbetur në mënyrë që demonstrojmë se kultura e pandëshkueshmërisë nuk është pjesa jonë”, deklaroi Dade.
Nga ana tjetër deputetja socialiste bëri thirrje që të hapet gara për kreun e PS-së.
“Pika jonë e referimit është programi ynë, është e majta, axhenda europaine dhe matja me vetveten. Le ta nisim sot këtë sprovë të demokracisë brenda nesh. Të vendosim të hapet gara për kryetarin e PS për të na drejtuar në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh ajo.
No comments:
Post a Comment