Kryetari i Partisë Socialiste propozon referendum për çështjen e mandatit të kryetarit. Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë Socialiste për gati një orë Rama mbrojti reformat e qeverisë për të cilat sipas tij po përdoret dhe statuti për t’u përbaltur.
Duke pranuar një ‘mea culpa” për një organizimi më të mirë brenda PS-së, Rama tha se shkak ishte bërë gjendja në të cilën gjeti qeverisjen e vendit “një fushë e minuar në vend të një fushe me lule”
Pjesë nga fjala e Ramës
Edi Rama: Të shkojmë në referendum ta vendosin socialistë cështjen e mandatit tim. Socialistët me votë të lirë dhe të fshehtë në përgjigje të pyetjes nëse mandate im duhet të ndërpritet apo të vazhdojë. Nëse mandati im duhet zgjedhur me një anëtar një votë apo nga Kongresi
Në mjedisin tonë të debatit debaton Saliu, Jo kjo nuk lejohet. Nuk ka demokraci dhe liri që këtë e lejon.
Rama: E bën Saliu shumë mirë baltosjen, por nuk kemi ne luksin që brenda nesh ta ndihmojë përbaltjen me fakte të fabrikuara.
Është fakt që kemi shtruar 207 km rrugë. Është fakt që këta 2 vjet kush ka dalë në pension përfiton deri në 40 % pension më të lartë se la Saliu. Pagat janë rritur me 7.5 %. Zeruam taksën për biznesin e vogël. 170 mijë më shumë të punësuar se në fund të 2013.Nuk gjetëm fushë me lule por terren të minuar. Po të zgjatem me listën e fakteve mund të vazhdojmë deri nesër jo metaforikisht por faktikisht
Rama flet për zgjedhjet brenda PS: “Unë besoj se jo vetëm unë por askush këtu nuk u kujtua për këto çështje statutore as 2 vjet e gjysmë përpara. Nuk e la punën e partisë për neglizhencë të qëllimshme dhe ta harrojnë se ndodhi për autoritarizëm vulgar. U përgatitëm jo pak për të qeverisur vendin. Nuk patëm kohë të merremi me zgjedhjet e partisë pasi kur morëm çelësat e qeverisë u gjendëm në kushtet e emergjencës. S’pata kohën e duhur të bëj detyrën në PS siç bëra detyrën e Kryeministrit. S’mundet që diskutimi për statutin të kthehet në debat hileqar për qeverinë. Hallall jua bëj dhe njeriun e vetëm që paska frikë të votohet. E drejtë që duhej të kishte funksionuar dhe Asambleja e kryesia, por nuk mund të ketë fakte të ndryshme të qeverisjes.
Edi Rama flet për incidentin e Blushit: “Fishkëllima të pasjellshme … Më mirë të mos ndodhte por asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja po bën për vendin
Edhe kur fishkëllehemi padrejtësisht nuk i fshehim gabimet tona pas fishkëlluesve. Kjo quhet përgjegjshmëri ndaj interesave
Duan të na baltosin se sollëm kriminelë në Parlament
Edi Rama: Armiqësisht duan të na baltosin si kriminelë të sollën në Parlament por e vërteta është se kemi sjellë më shumë gra në parlament. Problemi i madh nuk është dekriminalizimi por kriminalizimi. Nuk janë 19 deputetët imagjinarë që krijoi PD por denoncimet e paskrupullta ndaj çdo ideje që hapet një rrugë të re. Nuk kundërshtohet ideja por baltoset njeriu.
Na duhet PS e riformuar
Ora 12: 18 Rama mban fjalën: “Na duhet një PS e riformuar dhe e ripërtërirë fizikisht dhe riorganizuar terriotorialisht dhe e transformuar rrënjësisht në përbërjen e saj sociale. Një PS aktive me çdo komunitet dhe grup interesi dhe ndërvepruese. Reformat tona kanë hapur një rrugë të re në një përpjetë shumë të vështirë ku asnjë forcë tjetër veç PS nuk mund ta mbajë barrën e lidershipit pasi e përpjeta e vështirë do të bëhet më e përpjetë pasi llumi i baltës kundër nesh nuk do të vijë duke u ulur por duke u rritur. Parti politike, tribuna mediatike të rreshtuara kundër për arsye të qarta apo të paqarta. Grupe interesi jolegjitime të prekura nga reformat. Individë që i bashkohen këtij fronti natyrshëm do të duan të na zbrapsin ndërkohë do vazhdojmë përpara të qeverisim me kurajo e vendosmëri duke zbatuar programin tonë të reformave dhe fuqizuar forcën tonë të udhëheqjes.
Rama: Asambleja dhe Kryesia duhet te ishin mbledhur rregullisht, unë jam fajtor
Kryeministri Rama: Kërkoj ndjesë që nuk u trajtua çështja e mandatit tim
Rama: Në mjedisin tonë ka mosmarrëveshje e këmbime fjalësh me tension të lartë
Rama: Arrihet deri në fërshëllima të pasjellshme ndaj anëtarëve të familjes sonë
Rama: Pranoj se nuk kam qenë i aftë qysh në fillim të rrugës sonë të re pas fitores
Rama:S’pata kohën e duhur të bëj detyrën në PS siç bëra detyrën e Kryeministrit
Rama: Detyra e Kryeministrit më pushtoi pasi kishim detyrim të qeverisnim vendin
Rama: S’e bëra atë pjesë të detyrës siç duhej, por askush s’e tërhoqi vëmendjen
Rama: Askush nuk e la pas dore punën e partisë për moskokëçarje
Kryeministri Rama: Kjo nuk ndodhi për totalitarizëm vulgar
Rama:Mbledhjet e grupit nuk kanë lënë boshllëk të pa- zëvendësueshëm
Rama:Diskutimi legjitim për statutin të mos kthehet në debat hileqar për qeverisjen
Rama: Në PS mund të ketë opinione të ndryshme, por jo fakte të ndryshme
Rama: Qeverisja të mos goditet me manovrat e Berishës
Rama:Gënjeshtrat e Berishës dalin e teprojnë, s’mund t’ia përsërisim njëri-tjetrit
Rama:Gënjeshtrat e Berishës s’mund t’ia përsërisim publikut, se kemi fakte
Rama:S’kemi luks që brenda nesh të ndihmojmë përbaltjen me fakte të fabrikuara
Rama: S’ka si të bashkëjetojmë normalisht nëse ndahemi për faktet jo për opinionet
Rama: Faktet e qeverisjes sonë janë të shumta, nuk kemi gjetur fushë me lule
Rama: Kemi gjetur terren të minuar, puna jonë deri tani ka qenë ‘çmino dhe mbill’
Rama: Të diskutojmë mbi këto fakte, të ballafaqojmë ide dhe rrugëzgjidhje
Rama: Statuti nuk është respektuar lidhur me zgjedhjen time
Rama: Opinione të ndryshme pse nuk është respektuar statuti për zgjedhjen time
Rama: Mandati im i marrë me ‘një anëtar, një votë’ s’rinovohet me votë Kongresi
Rama:Statuti alibi, qëllimi i shpallur hapur rrëzimi i qeverisë, i kursit e programit të saj
Rama:Shkojmë në referendum ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim
Rama: Socialistët votë të lirë e të fshehtë nëse mandati im duhet të ndërpritet
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, flet Rama
Rama:Në gabime të mos na yshtë vogëlsia e qënies sonë por madhësia e ambicies për PS
Rama: I kërkoj ndjesë cilitdo ndaj të cilit jam treguar i vogël në këto 30 muaj

No comments:
Post a Comment