Duket se Arian Çani nuk ka arritur t’ia dalë dot mbanë që të menaxhojë profilin e tij, pasiqindra të tjerë fallco i bënin konkurencë të hapur.
Këtë fakt ai e ka bërë me dije gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa ka nënvizuar faktin se emisioni nuk do të ketë një faqe në Facebook. “Kam një lajm të keq për ju, në fakt për mua”. Kështu e ka nisur emisionin e së premtes “Zonë e Lirë” drejtuesi Arian Çani.
“Kam vendosur të mbyll faqen time personale në Facebook dhe të lë të qetëqindra faqet e tjera që janë hapur me emrin tim”, është shprehur moderatori. Ky vendim i Çanit për të mos qenë pjesë e rrjetit social me një profil personal, ka ardhur për shkak se ai e ka gjetur veten në portalet online për faj të asaj që shkruajnë njerëzit që kanë hapur llogari në emër të tij.
“Gjërat që këta persona shkruajnë në këto faqe në emrin im, në fakt nuk janë fjalët e mia, por merren nga gazetarët dhe shfaqen si të miat”, ka mbyllur Çani deklaratën e tij.
No comments:
Post a Comment