Alarm për bombë afër banesës së ish-kryeministrit Berisha. Rreth orës 21:30 në rrugën “Mustafa Matohiti” është dhënë një alarm për bombë përmes një telefonate anonime. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie duke rrethuar zonën. Ndërkohë banorët janë evakuuar menjëherë. Forcat xheniere së bashku me skuadrën e anti-terrorit kanë nisur mbikëqyrjen e zonës. Rruga “Mustafa Matohiti” është rrethuar me shirit për shkak të dyshimeve se mund të jetë vendosur një sasi lënde eksplozive. Gjithsesi ekziston mundësia që telefonata anonime të jetë e rremë.
Thursday, March 17, 2016
Alarm për bombë te shtëpia e Berishës
Alarm për bombë afër banesës së ish-kryeministrit Berisha. Rreth orës 21:30 në rrugën “Mustafa Matohiti” është dhënë një alarm për bombë përmes një telefonate anonime. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie duke rrethuar zonën. Ndërkohë banorët janë evakuuar menjëherë. Forcat xheniere së bashku me skuadrën e anti-terrorit kanë nisur mbikëqyrjen e zonës. Rruga “Mustafa Matohiti” është rrethuar me shirit për shkak të dyshimeve se mund të jetë vendosur një sasi lënde eksplozive. Gjithsesi ekziston mundësia që telefonata anonime të jetë e rremë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment