Në postimin në Facebook, Ndocaj ka publikuar edhe disa foto, që tregojnë një park në zemër të Berlinit. Sipas Ndocajt, ai nuk ka aspak betonizim dhe asnjë pemë të prerë.
Pas deklaratave të Veliajt, i cili merr si shembull qytete të mëdha në botë për parqet që kanë, Ndocaj thotë se jo të gjithë shqiptarët kanë jetuar vetëm në Tiranë, për t’u manipuluar nga retorika e tij.
Një mesazh për Veliaj dhe Parkun e Liqenit!
Ky parku është në zemrën e Berlinit. Nuk ka askund beton, asnjë pemë të prerë. Madje dhe rrugët janë të pa shtruara për të treguar origjinalitetin e natyrës.
Po ashtu dy kënde lojërash janë të ndërtuara vetëm me drurë të prerë dhe të ngulur në dhe. Jo të gjithë shqiptarët kanë jetuar vetëm në Tiranë për t’i manipuluar.


No comments:
Post a Comment