Gramoz Ruçi: Ky Kongres mblidhet 3 muaj para kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të PS, ndaj do ta nisja fjalën me një përshëndetje të posaçme për të gjitha ato dhe ata mijëra gra e burra, që aderuan në forcën tonë politike në 25 vjet, që dhanë gjithçka për mbijetesën tonë, rritjen dhe reformimin e arritjet tona 25 vjeçare… Faleminderit, atij që dha gjithçka për rritjen, forcimin, përballimin e vështirësive të lindjes dhe rritjes, që bëri 4 vjet burg për të vetmin faj që kishte bërë se ishte kryetari jonë, të atij që edhe me aktin e fundit të dorëheqjes në 2005 dhe leksionin e fundit të demokracisë, Fatos Nanos. Gramoz Ruçi, kryetari aktual i Grupit Parlamentar të saj iu kundërvu deputetit Koço Kokëdhima. “Unë jam për rregulla të forta dhe domosdoshmërinë e zbatimit të tyre, jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar të rregullave të partisë në të gjithë territorin dhe jo për të ashtuquajturat projekte pilote në emër të të ashtuquajturave reformë në parti për të krijuar një çorganizim të organizuar që dëmton frymën, dëmton organizimin dhe veprimin politik. Jam për veprim politik të çdo anëtari të Partisë Socialiste”, tha ndër të tjera ai.
Saturday, March 19, 2016
Kongresi i PS, Ruçi sulmon Kokëdhimën dhe i kërkon falje Nanos

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment