“Politika në Shqipëri në të mirë edhe në të keq e ka pasur Berishën. Ai që rri në politikë ka ego personale, grupe interesash, lavdinë, idenë “që kjo është e imja”. Po logjike është që këta njerëz duhet t’i lënë vendin gjeneratës së re. Historia ka një trend të vetin, ka një kah, i cili shkon në një drejtim të caktuar, është kahu i kohës”, tha Shehi për Tema TV.
I pyetur nëse PD ka qenë demokratike, deputeti Shehi thotë jo. Sipas tij, ajo ka qenë më afër socializimit. “E djathta që kemi nuk është që t’i heqim tokën fshatarit e t’ia japim çifligarit. E djathta jonë nuk është që t’i bëjmë taksat zero, nuk ka qenë ndonjëherë kjo. Madje unë them se po ta marrim programin e PD-së të vitit 1992, kur isha edhe unë aty, ishte program i social demokratëve. Nuk kishte lidhje me të djathtën, por me leninizmin”, tha Shehi.Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi është i mendimit se Sali Berisha tashmë duhet të largohet nga politika.
No comments:
Post a Comment