Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti të mbajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku janë shpërndarë kartat për anëtarësimet e reja në PS, tha se që kur e majta ka ardhur në pushtet shumë gjëra kanë ndryshuar, duke ju referuar gjobave që ju janë vënë nga ana e policisë ministrave të kabinetit.
Sipas Ramës përveç Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të gjithë ministrat e tjerë janë gjobitur.
“Ne nuk e kemi përdorur pushtetin për të bërë diferencën në rrugë, ku më i dobëti goditej. Të gjithë trajtohen njësoj. Përveç ministrit të brendshëm të gjithë këta këtu janë gjobitur për parkim të gabuar. Është pak por një fakt domethënës”, tha Rama, ndërsa në rreshtin e parë kanë qenë të ulur, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, deputeti Pandeli Majko, Ministri Çuçi, ministrja Nikolla, ministrja Ekonomi etj.

No comments:
Post a Comment