Monday, March 21, 2016

Përmetarët njerezit me te mire ne Shqiperi

Tirana1

Në librin e tij, At Zef Pllumi ka një pjesë interesante.
Dashnor Mamaqi e pyet se nga eksperienca e tij, cilët njerëz i duken më të mirët në Shqipëri.
“Përmetarët,” i përgjigjet At Zef Pllumi, pa e ditur se edhe Mamaqi ishte përmetar.
Por a janë ndryshe përmetarët?
Një debat i tillë i zjarrtë u ndez në rrjet para disa ditësh, kur u publikua një raport i Prokurorisë së Përgjithshme.
Në raport thuhet se Përmeti nuk ka shënuar asnjë çështje penale gjatë vitit 2015.
Duke iu referuar qarqeve, Dibra ka numrin më të ulët të krimeve, ndërsa Vlora më të lartin.
Në këtë linjë shkon edhe gazetari përmetar, Bledi Mane, që shkruan në FB se “përmetarët nuk zaptojnë toka në Tiranë, por e zbukurojnë kryeqytetin”.
“Pinjolli Mit’hat Frasheri kur zbarkoi ne Tirane ne fillimshekullin e XX çeli librarine “Lumo Skendo” aty ku sot eshte Rruga e Barikadave,ne vendin ku kryqezohet Rruga e Dibres me 9 kateshet. Shiste libra,gazeta,revista dhe dije. Nuk shiste as tangerrllëk e as intriga por si vazhdues i familjes se madhe te Frasherllinjve iluminonte dhe zgjonte egon e races sone qe dremiste asaj kohe. Altruizmin e tij e tregoi me 30 mije kopjet e titujve te rralle qe ia fali Bibliotekes Kombetare para se te largohej perfundimisht nga ky vend. Edhe gjate regjimit bolshevik ata permetare qe zbarkuan ne Tirane nuk sollen me vete brutalitet dhe krime por ne pergjithesi iu perkushtuan dijes,artit,kultures dhe sportit. Kur regjimi ra dhe ne Tirane u vendos demokracia liberalo-anarkiste dhe u be nami me dyndjet e pakontrolluara te popullates, permetaret vazhduan me tempin modest te migrimit duke mos vjedhur,perlare apo grabitur. Nuk do gjeni kurre nje pronar permetar qe i ka hyre ne hak nje autoktoni duke ia tjetersuar pasurite e patundshme por si fisnik e korrekt ka blere me letra e me leke ate prone te shenjte.
Sot jam serish krenar duke u sjelle nje projekt te bukur e plot shije. Nderkohe qe ambientalistet model “sazanguri” protestonin poshte bashkise, permetari biznesmen Gjergj Kaleshi qe ka rreth 2 dekada i perkushtuar me lulet dhe gjelberimin, tashme po eksperimenton me gjelberimin e tarracave. Fotot tregojne vete sesi eshte shnderuar tarraca e Bashkise se Tiranes. Shkoni vizitojeni dhe mes ketij metropoli te zhurmshem do ndjeni pakez natyre permetare. Gjelberim, estetike, paqe dhe relaks!” shkruan Mane.

No comments:

Post a Comment