Monday, March 21, 2016

Gjyqtarët në panik pas mesazhit të Donald Lu për korrupsion, përdorin taksitë për të shmangur ekspozimin e luksit!



 Gjyqtarët në panik pas mesazhit të Donald Lu për korrupsion, përdorin taksitë për të shmangur ekspozimin e luksit!Disa prej tyre kanë preferuar të vijnë në mbledhjen më të rëndësishme të gjyqësorit, atë të Konferencës Gjyqësore, me automjetet e punës.   Shumica e tyre kanë mbërritur me taksi. Fare pak kanë përdorur automjetet e tyre. Megjithëse të ndodhur në qendër të akuzave të ashpra e përgjithësuese, njerëzit e pushtetit të tretë duken më të bashkuar se kurrë.   Por si i perceptojnë ata deklaratat për gjyqësor të korruptuar?   “Gjyqësori nuk është i korruptuar. Mund të ketë element, por jo të gjithë”, thotë një gjyqtare.   “Gjyqësori është në këtë gjendje që është, sepse kështu ka punuar ekzekutivi dhe legjislativi për të”, thotë Manjola Bejleri.   “Që t'i atribuohet ekskluzivisht vetëm gjyqësorit, është problem i madh pastaj”, shprehet Ardian Kalija për Top Channel.   Por derisa reforma të bëhet, gjyqtarët do të vijojnë të kryesojnë për trendin në veshje.   Por, ndërsa në publik shfaqen modestë, në prapaskenë duket se po veprojnë njësoj si më parë.   Madje, disa prej tyre, siç tha dhe ministri Ylli Manjani, po punojnë sikur janë ditët e fundit të tyre si gjyqtarë, nga frika e prekjes nga reforma në drejtësi.

No comments:

Post a Comment