Deputeti socialist Erjon Braçe në përkujtim të 8 vjetorit të ngjarjes tragjike të Gërdecit ku humbën jetën të paktën 26 persona, dhe ui plagosën dhejtëra të tjera, si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi armësh.
Dhe për këtë ngjarje, Braçe risjell në vëmendjen e opinionit publik të gjithë listën e personave që ishin përfshirë në këtë aferë dhe që nuk u ndëshkuan asnjëherë nga drejtësia, ku sipas tij drejtësia për këtë tragjedi duhej të niste me ndëshkimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të gjithë emrat e lidhur me të për këtë aferë.
Sipas Braçes, çdo pushtet, sado legjitim të jetë, pa drejtësinë e pavarur, të ndershme, të drejtë, e të barabartë për të gjithë, nuk ka asnjë vlerë. /H.M/ Dita
Postimi i deputetit socialist
VETEM 8 VITE PAS KRIMIT ME 26 TE VRARE!!
Lexojeni kete liste;
Sali Berisha-i pa hetuar, i pa gjykuar, i lire;
Shkelzen Berisha-i pa hetuar, i pa gjykuar, i lire;
Fatmir Mediu- i hetuar, i pa gjykuar, i lire;
Mihal Delijorgji- i hetuar, i gjykuar, i denuar, i lire, ne proces shperblimi;
Dritan Minxholli- i hetuar, i gjykuar, i denuar, i lire;
Ylli Pinari- i hetuar, i gjykuar, i denuar, i lire;
Luan Hoxha- i hetuar, i gjykuar, i denuar, ne azil-i lire;
Nje seri ushtarakesh nen te, duke filluar me
Shpetim Spahiun dhe Zija Bahjen- te hetuar, te gjykuar, te denuar, te lire ose me vendim te pezualluar.
Ka dhe emra te tjere qe figurojne neper dokumenta te pa hetuar fare.
Ashtu sic ka nje krim te rende te lidhur me ngjarjen por te pa hetuar kurre sic duhet, vrasja e deshmitarit kyc KostaTrebicka.
Mbajini mend keto emra, kerkoni per ta; ju rezulton se jane edhe here te tjera ne procese politike apo te lidhur me politiken e Sali Berishes dhe gjithnje propozime per te qeverisur drejtesine!!
Per te gjithe kritiket e djeshem;
E kuptoni se cdo pushtet, sado legjitim te jete, pa drejtesine e pavarur, te ndershme te drejte e te barabarte per te gjithe, nuk ka asnje vlere.
Kete thashe dje, kete kam thene edhe me heret e kete do vijoj te them.
No comments:
Post a Comment