Friday, March 18, 2016

Ndërron jetë Kristi Maze, sëmundja i merr jetën vogëlushit

Ndërron jetë Kristi Maze, sëmundja i merr jetën vogëlushit

Vogëlushi Kristi Maze ka ndërruar jetë në spitalin e Bergamos. Djali 10-vjeçar vuante nga tromboza në mëlçi, për të u mblodhën shuma para, u bë një fushatë e tërë mediatike, por Kristi nuk ia doli dot. Operacioni i tij zgjati 12 orë, por në mëngjes ai kaloi në gjendje kome për të mos u zgjuar më kurrë. Për shtrimin dhe qëndrimin e Krisitit në Itali kontribuuan qindra njerëz. Kristi ishte shtruar në këtë spital prej afro 2 muajsh për të kryer transplantin e mëlçisë. Sipas mjekëve që asistuan në operacion, trupi i tij nuk e përballoi dot operacionin. Ai qëndroi për afro një vit në Pediatrinë e QSUT dhe vetëm në muajin janar u bë e mundur që të mblidhen paratë dhe të transferohet në spitalin e Bergamos, ku fatkeqësisht nuk mund t’i shpëtojë sëmundjes së rëndë. Rasti i vogëlushit po hetohet nga autoritetet atje për të zbardhur të gjithë ecurinë e operacionit. Të gjithë shqiptarët u solidarizuan më sëmundjen e Kristit, pjesa më e madhe kontribuoi me aq sa kishte mundësi, ndaj sot nuk është një ditë e trishtë vetëm për familjen e tij, por për të gjithë shqiptarët. Në rrjetet sociale, komentuesit kanë reaguar ashpër ndaj institucioneve shtetërore që nuk e ndihmuan në kohën e duhur vogëlushin që t’ia dilte ndaj kësaj sëmundje të rëndë. Agjencia e lajmece Net News i shpreh ngushëllimet familjarëve të vogëlushit, Kristi Mazes.

No comments:

Post a Comment