Friday, March 18, 2016

Sot do jetë një ditë ndryshe në Tiranë, të gjithë me sytë nga qielli

Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike do të zbukurojë sot qiellin e Tiranës. Një lajm të tillë e ka dhënë vetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka thënë se epiqendra do të jetë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. “Nesër nuk do të jetë një ditë aq edhe e zakonshme për banorët e kryeqytetit. Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike nesër do të fluturojnë në qiellin e Tiranës. Epiqendra do të jetë Bulevardi Dëshmorët e Kombit", shkruan ajo. Por, një pjesë e mirë e ndjekësve të saj online nuk e kanë pritur mirë, pasi kërkojnë që edhe Shqipëria të ketë flotën e saj ajrore. “Pse duhet të fluturojë bota mbi hapësirën tonë ajrore?”, ishte një ndër komentet.
Sot do jetë një ditë ndryshe në Tiranë, të gjithë me sytë nga qielli

No comments:

Post a Comment