Thursday, March 17, 2016

Kokëdhima kundër dekriminalizimit të Parlamentit

Kokëdhima: Jam kundër dekriminalizimit të Parlamentit

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, e cilësoi ligjin për dekriminalizimin si antikushtetues dhe u shpreh se do të lobojë te kolegët e tij deputetë që ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese.  “Është një ligj absurd, antikushtetues dhe fyes dhe unë do t’u kërkoj kolegëve të mi që t’i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që ta anulojë atë ligj”, tha Kokëdhima. Deputeti i Partisë Socialiste shtoi se, është për ngritjen e një ligji për integritetin e zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve sipas standardeve evropiane. 

No comments:

Post a Comment