Saturday, March 19, 2016

Fatos Nano refuzon Ramën, nuk shkon në Kongres



Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PS, Fatos Nano, edhe pse ishte ftuar në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, ai nuk ka shkuar.
Me interes pritej pjesëmarrja e tij në këtë Kongres, duke pasur parasysh edhe debatet e kritikat brenda socialistëve. Po kështu, ftesë kishte marrë edhe ish-Presidenti Rexhep Mejdani, i cili gjithashtu nuk është parë të jetë i pranishëm në Pallatin e Kongreseve ku po mbahen punimet.
Por, edhe pse u dorëhoq si deputet i Parlamentit, në Kongresin e PS ka shkuar Arben Ndoka. Ky është akuzuar disa herë nga opozita si person me të kaluar kriminale.
Edhe pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Ndoka ka qenë aktivi disa herë në aktivitetet e PS-së së Lezhës dhe është shfaqur në krah të ministrave. Sërish Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po sfidon ndërkombëtarët dhe ligjin e Dekriminalizimit.

No comments:

Post a Comment