Friday, March 18, 2016
Kashar, Bujar Xhaferri vret me armë zjarri fqinjin, mori hak për vëllan
Vazhdojnë vrasjet në Tiranë. E fundit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kashar. Një person ka vrarë me armë zjarri fqinjin e tij. Pas krimit autori i krimit është vetëdorëzuar në polici. Sipas policisë, Bujar Xhaferri ka vrarë Skënder Alukun, ndërsa dyshohet se kjo vrasje është kryer për hakmarrje. Në vitin 2015 djali i Alukut i ka vrarë vëllanë Xhaferrit, ndaj dhe ky i fundit mor hak sot. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja. Ja çfarë ndodhi vitin e kaluar Prishja e krushqisë dhe mohimi për të rifejuar vajzën me të njëjtin djalë, i mori jetën një 56-vjeçari, ndërkohë mbeti e plagosur bashkëshortja e tij. Krimi i rëndë u shënua pas mesnate rreth orës 01:00 në 2015-ën në Kodër Kashar, në kryeqytet. Viktimë e atij krimi ka mbetur Lutfi Xhaferi, 56 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij, Naime Xhaferi, 55 vjeçe, mbeti e plagosur. Shkak ishte prishja e një krushqie mes familjeve, ndërkohë që autori i dyshuar i krimit ishte Altin Aluku, 39 vjeç, banues në Kashar. Mësohet se Aluku ka qenë i fejuar me vajzën e viktimës, por janë ndarë pasi ai njihej si person problematik dhe konsumues i alkoolit. 39-vjeçari bëhet me dije se kishte kërkuar të rifejohej me vajzën e familjes Xhaferri, por kjo e fundit kishte refuzuar. Refuzimi i fejesës mesa duket është bërë shkak që Aluku të hapte zjarr mbi ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën. Sot vëllai i viktimës ka marrë hak duke vrarë babain e Altin Alukut.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment