Wednesday, March 16, 2016

Fatos Nano rikthehet në politikë?

Fatos Nano rikthehet në politikë? Ja si i luten qytetarët

Ish-kryeministri Fatos Nano edhe pse ka kohë që nuk merret me politikë, mbahet mend dhe vlerësohet nga shqiptarët. Për situatën e sotme politike ata “i luten” Nanos që të kthehet në politikë.

Këta të fundit të zhgënjyer nga qeverisja Berisha dhe kjo aktualja, Rama, i kanë kërkuar Nanos që të rikthehet përsëri në politikë për të sjellë kohët e arta në Shqipëri.
Fatos Nano në faqen e tij ne facebook Facebook poston shpesh foto aktiviteteve të tij. Në postimin e fundit ai shfaqet me një djalë, foto kjo që ka marrë shumë komente dhe like, madje më shumë se të kryeministrit Edi Rama.  “O mbret, o pasha kthehu në politikë se na mbytën budallenjtë.  Mos vdeksh kurrë, Zoti ta shtoftë jetën”, shkruajnë për Nanon.

No comments:

Post a Comment