Një shpërthim me eksploziv i një makine në Berlin terrorizoi mbarë Europën.
Por shpërthime të tilla për hakmarrje janë të zakonshme në Shqipëri.
Një i tillë duket se u shënua edhe mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Dyshohet se një ekskavatori i është vënë lëndë plasëse.
Ekskavatori ka marrë flakë.
Por paralelisht në këtë zonë shpërtheu edhe një kabinë elektrike.
Më vonë, policia sqaroi se nga shpërthimi nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mendohet se kjo ka ardhur pas një konflikti mes ndërtuesve dhe pronarit të një trualli.
No comments:
Post a Comment