Gjatë fjalës së tij të sotme në Kongresin e PS, ben Blushi, rivali kryesor i Edi Ramës brenda partisë e sfidoi hapur kryeministrin që të garojë në zgjedhje dnaj tij.
Blushi mjati një fjalim të gjatë dhe tepër kritik nga mënyrës së si po qeveris Partia Socialiste.
“Sot kemi ardhur këtu për të marrë në dorë fatet e kësaj partie”, e nisi fjalën e tij Blushi.
Ja çfarë tha më tej deputeti:
Sot jam në në këtë kongres si i barabartë mes të barabartëve. Jemi pronarë të një prone të përbashkët.
Ka një shumicë të heshtur brenda nesh, që pret të çlirohet.
Është një zemër e zënë rob nga një grusht.
Do t’i japim mundësinë kësaj shumice, të flasë, të votoje dhe të shprehet me zë të lirë.
Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë që ta pranojë atë si shumice, apo si pakicë, pa zgjedhje.
Një pakicë po emëron kryetarët e organizatave, kongresin, asamblenë, deputetet, qeverinë. Po nxin lirinë, po merr peng gjithë partinë.
Nëse kjo Parti ka një meritë, ajo është pengmarrja e PS.
Për këtë parti nëse do zgjedhje apo mbeldhje je armik, në se do zgjidhje je dy herë armik.
Nëse do punësim je shumë armik, nëse do rritje pagash je shumë më shumë armik.
Nëse do që në PS mos të kletë kriminelë je miku i armikut.
Në PS sot nuk mund të jesh nëse nuk mund të kesh.
Ky është kritieri, ky është misteri i kësaj pakice së shumicës.
Këto s’mund të jenë rregullat e një partie.
Linçimi nuk ka ardhur nga munegsa e mundëisve edhe e socialistëve, por nga arroganca, nga besimi delirant.
Kush e solli Partinë Socialiste në këtë deformim?
Ka vetëm një emër.
Ai është Edi Rama.
Ditën që ai erdhi në pushetet, PS pushoi së qenuri.
Rama ka marë një punë, për ta lënë partinë pa punë.
Nuk ka zgjedhje prej 7 vjetësh në PS, ky nuk është opinjon por fakt.
Nuk ëhstë opinion por fakt se asnjë ndryshim statutor s’mund të kletë fuqi prapavepruese.
Nuk është opinion, është fakt, që në PS janë futur njerëz me precedentë penalë.
Fakt, taksat për të pasurit kanë mbetur të sheshta siç i kishte Saliu.
Shëndetësia falas që premtuam në vitrin 2013, nuk është bërë.
Nuk kemi garantuar naftën pa akcizë sic permeuam
Kemi naftën më të shtrenjtë në rajon,e dhe pse jemi vend prodhues nafte.
Nuk kemi hapur dot 300 mijë vende pune siç premtuam.
Unë nuk jam Saliu, por ne po qeverisim si Saliu, pa Saliun.
E ftoj Edi Ramën në zgjedhje.
Dua të qëndroj me ju në PS pa i ndryshuar parimt dhe pa e ndryshuar Partinë, por duke mbajtur parimet që kemi patur.
No comments:
Post a Comment