Pas Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake, tashmë fillon dhunimi dhe nga punetorët që përgatisin betonin. Protestuesit tek Parku i Liqenit e kanë gdhirë duke debatuar me punonjësit e kompanisë së ndërtimit Kassel.shpk. Një prej organizatorëve të protestës, Eljan Tanini është goditur me grushta dhe shqelma prej përfaqësuesve të kompanisë, të cilës i janë bllokuar punimet. Sipas aktivistëve, edhe gjatë shoqërimit të agresorit, ai ka vazhduar t’i godasë aktivistët. Megjithatë protestuesit nuk duken të trembur, madje kanë reaguar në çdo veprim të tyre.
Në një video të hedhur në Youtube nga protestuesit, dëgjohet që një nga punonjësit e kompanisë që deklaron në mënyrë arrogante për këndin e lojrave “prona është e jemja” dhe hedh kërcënime në drejtim të protestuesve, madhe dhe sharje të rënda. Ndërkohë, rreth 7-8 policë bashkiakë dhe të rendit, që kanë qenë të pranishëm për të ruajtur kantjerin, nuk kanë ndërhyrë në asnjë moment gjatë ushtrimit të dhunës edhe pse ndihma e tyre është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga protestuesit. Një prej vajzave i është përgjigjur kërcënimeve të punonjësit të kompanisë pas sharjeve të tij me fjalët: Do na hash k**in!.
"Me të hyrë dita e enjte, dt. 17 mars 2016, në orën 01.00 në mjediset e parkut të Liqenit të Tiranës përfaqësuesit e kompanisë Kassel sh.p.k (të veshur civilë, jo staf punëtorësh) në bashkëpunim të heshtur me të vetmen patrullë të Policisë së Shtetit të pozicionuar 2 - 4 metra larg tyre, dhunuan disa prej djemve aktivistë që po gdhinin natën duke protestuar kundër betonimit të parkut. Dhunimi i rëndë fizik ndaj aktivistëve nga ana e përfaqësuesve të kompanisë Kassel sh.p.k, në prezencën e të paktën 4 punonjësve të policisë së shtetit të cilët për rreth 4 minuta nuk ndërmorën asnjë veprim në mbrojtje të qytetarëve protestues, ndodhi vetëm pak sekonda pasi kompania Kassel sh.p.k solli në parkun e liqenit makina të mëdha transporti të ngarkuara me rrethimin prej metali të cilat nisën të filmoheshin me celular nga aktivistët. Rrethimi prej metali vazhdon të rivendoset tek parku i liqenit në vazhdim të kësaj ngjarje", shkruhej në videon që kanë shpërndarë aktivistët në faqen e tyre.
No comments:
Post a Comment