Wednesday, March 16, 2016

Nostradamusi i Ballkanit, ja çfarë parashikoi Baba Vanga për vitin 2016

Baba-VangaBaba Vanga, bullgarja e verbër, e cila thuhet se parashikoi sulmet e 11 shtatorit, cunamin e 2004-ës dhe ngritjen e Shtetit Islamik,ka lënë edhe një parashikim për vitin 2016.

Gruaja e verbër, e cila ka vdekur në moshën 85-vjeçare, e kishte parashikuar sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 me fjalët: “Horror, horror! Vëllezërit amerikanë do të tmerrohen pas sulmit të zogjve prej çeliku”.

Ajo ka parashikuar edhe ngritjen e Shtetit Islamik dhe “luftën e madhe myslimane”.

Ndjekësit e saj thonë se para vdekjes, ajo ka thënë se “në vitin 2016, esktremistët islamikë do të pushtojnë  Evropën”. Madje, sipas saj, në fund të vitit, kontinenti do të pushojë së ekzistuari.

Më specifikisht, ajo ka thënë: “Ekstremistët do të përdorin armët kimike kundër evropianëve”.

Gruaja e cilësuar nga ndjekësit e saj si Nostradamusi i Ballkanit ka parashikuar që në vitin 1950 edhe ndryshimet klimatike dhe shkrirjen e akujve polarë.

No comments:

Post a Comment