Nëse ju ndodh që të ngisni në rrugët rurale të Indianës pranë qytetit të vogël të Amity, mund të hasni diçka më shumë se të çuditshme, një varr në mes të rrugës.
Ai i përket 39-vjeçares Nancy Kerlin Barnett, që u varros atje më 1 dhjetor 1831.
Ai i përket 39-vjeçares Nancy Kerlin Barnett, që u varros atje më 1 dhjetor 1831.
Në kohën e varrimit natyrisht që aty nuk ka pasur rrugë, por varri ishte në majë të një kodre të vogël dhe thuhet se ishte një nga vendet e preferuara të saj për të kaluar kohën e lirë.
Por në 1901, planifikuesit e qytetit vendosën se pranë qytetit Amity duhet të kalonte një rrugë. Për fat të keq, ajo rrugë u planifikua të kalonte në mes të varrezave, por nipi i Nancyt nuk mund të toleronte diçka të tillë.
Daniel Doty e çoi çështjen tek zyrtarët, duke u lutur atyre që gjyshja e tij të lejohej të pushonte në atë vend dhe jo të zhvarrosej dhe të varrosej diku tjetër ashtu siç ishte planifikuar.
Autoritetet lokale refuzuan, por Daniel nuk mund të pranonte një përgjigje negative. Doty mori me vete një armë gjahu dhe u ul pranë varrit e gjyshes së tij.

Pamje nga Google Earth
Kur autoritetet shkuan për ta zhvendosur, ai u bëri të qartë se për sa kohë ai ishte atje dhe mbante në dorë një armë, varri nuk do të lëvizte.
Qyteti u nënshtrua. Rruga u ndërtua rreth varrit të saj, që e ndan atë në dy korsi që bashkohen në anën tjetër.
Në vitin 1912, mbi varr u vendos një pllakatë për të mbrojtur Nancyn nga lëvizjet e mëtejshme.
No comments:
Post a Comment