Wednesday, March 23, 2016

Sulmet në Bruksel, ky njeri u konsiderua heroi i ditës

Capture

Alphonce, i cili është një punonjës i sigurimit në aeroportin e Brukselit, është konsideruar heroi i ditës në Bruksel. Ai u ka shpëtuar jetën 7 personave pas shpërthimeve terroriste.
Pas shpërthimit Alphonce i tërhoqi zvarrë 7 perona të plagosur nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar në rast të ndonjë shpërthimi tjetër.
Nga mediat vendase, por dhe ndërkombëtare ai konsiderohet heroi i kësaj dite të tmerrshme për Brukselin, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Capture

Nxënësja shqiptare në Itali seks më babain e shokut, shkonte për detyrat

adoleshentja

Një italian ka përfunduar në pranga pas akuzave të një adoleshente shqiptare për përdhunim. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Ishte nxënësja shqiptare ajo që e kishte denoncuar në polici, duke thënë se 55-vjeçari e kishte përdhunuar.
Adoleshentja shqiptare shkonte në shtëpinë e shokut të saj të klasës për të bërë detyrat bashkë me të, por kur bashkëmoshatari i saj nuk ndodhej në shtëpi, ajo përfundonte duke bërë seks me babain e tij.
Në shkëmbim të marrëdhënies seksuale, italiani i jepte adoleshentes dhurata dhe para në dorë.
Në njërën nga ditët që vajza shkonte atje, pretendon se është përdhunuar ndaj dhe e ka denoncuar italianin, ky i fundit mund të dënohet me një vit burg.

Hallall ISIS/ Nga Edison Ypi

Hallall të qoftë o ISIS. Të gjithë ta kanë frikë. Edhe unë që nënë e babë musliman dhe synet. Por pak humor në ngjyrën tënde mund të ma lejosh.
Ti ISIS e di vetë çfarë bën dhe si e bën. Këto të miat janë vetëm sugjerime. Po tu dukën harram, hidhi në kosh. Nëse të duken hallall, zbatoji, se s’të kërkoj as lek as autorësi, apo copyright, si i thonë kaurrët e mallkuar, që o shofshin të gjithë që këtë çast inshallah.
Nëse njerëzimi do kishte ecur sipas këshillave të Allahut, vendet e pasura që kanë të hanë, të vishen, të mbathen, të blejnë ilaçe për tu ruajtur nga sëmundjet, me kalimin e kohës do rinoheshin, do fuqizoheshin. Por po ndodh e kundërta. Vendet e pasura janë përmbytur nga pleqtë dhe sëmundjet. Vendet e varfëra, kryesisht ato islamike, janë plot me rini, fuqi, dhe kamikaza meqë ra fjala. Kjo kontradiktë e paspjegueshme dhe e frikëshme, dëshmon qartazi një triumf të Dreqit. Ti ISIS i ke mjetet dhe mënyrat për të mos lejuar që degjenerimi në fjalë të mos shndrrohet nga provizor në permanent. Për ta kryer këtë punë të shenjtë s’ke pse vete deri në Bruksel ku ka vetëm pleq të rrjedhur dhe burokratë të korruptuar. Eja në Shqipëri. Ku është më afër, ke më pak rreziqe, dhe sa të duash lëndë të parë. Eja jepi botës prej këtu disa leksione; çfarë është idealizmi, si bëhet shteti, si besohet Allahu.
Ti ISIS e ke parë atë mozaikun mbi muzeun kombëtar. A durohet që mbi atë mozaik aq gjigand të mos ketë asnjë asnjë milimetër, asnjë pllakëz, asnjë pikëz, të besimit shekullor të shqiptarëve, atij me Allah e Pajkamber, ndonjë hoxhë, ndonjë çallmë, a ndonjë sure kuranore ? Mbështillu me tritol. Mbulohu me xhup. Ftoi për një kafe brenda muzeut ata që mozaikun e krimit e quajnë vepër arti, dhe shkrepe butonin, hidhi në erë ata plehra, bëji çik e thërrime. Pllangat e gjakut dhe copat e mishit të jezitëve që do ngjiten nëpër mure, ato po, ato do jenë vepra arti të mirfillta.
Një tjetër mrekulli për të cilën ti ISIS do jesh i mirëpritur ta bësh, dhe shqiptarët do ta dinë shumë për nder, është kjo; Meqënëse ti ISIS kamikazat s’i ke problem, gjej nga një kamikaz për secilën nga kafenetë e Tiranës ku shqiptarët vrasin kohën. Brez, mes, tritol, shkrepje, të mbarojë dhe ajo punë.
Përfytyro, i dashur ISIS, një kamikaz nga ata të tutë, aq idealist sa në emër të Allahut vdes, dhe një shqiptar nga këta këtu aq materialist sa për një kile miell votën e shet. A është bota aq e madhe sa brenda saj të mbajë edhe njërin edhe tjetrin ? Eja të lutem hidhi në hava të gjithë ata që votën e shesin.
Me ata që xhamitë i shkatërruan me dinamit, ose i kthyen në depo silazhi dhe burgosën hoxhallarët, s’di të them çfarë të bësh. Për atë punë je vet doktor profesor. Do ishte njësoj si ta mësosh qingjin ta hajë ujkun.
Edhe për ata që vrasin dhe vriten s’po di çfarë të sugjeroj. E mira do ishte të na i hiqje qafe. Por është punë e ngatërruar kjo e atyre që vrasin e vriten pa Allah në mes. Nejse, ti e di vetë, tritolin, fitilin, kapsollën, i ke, bëj si ta marri mendja.
Ashtu si ti ISIS që je më i ziu i terrorizmave, ekziston një film shqiptar që është më muti i të gjitha filmave. Quhet ‘Rrugë të bardha”. Kryekrejt propagandë. Gjoja kamikaz, jo me tritol, me ca kaçavida në brez, që nuk vdes gjatë Ramazanit të bollëkut por gjatë urisë së fukarallëkut, jo majë minares së xhamisë por majë shtyllës së telefonit, jo për Bajram por për vit të ri, jo në behar por në dimër, jo duke ngrënë hallvë por duke lidhur tela të këputur, jo për hir të Allahut por për të zezën e proletariatit. Teatralitet i pështirë. Humor për të vjellë. Asnjë nga Profetët. Asgjë për Allahun. Një ditë, që thua ti ISIS, kur po lundroja në oqeanin e Internetit brenda një deti kaurresk që quhet Wikipedia, shtanga. Para më doli ajo krrupje filmike propagandistike, më të turpshmja që ka parë bota. Thuhej se përmes llumin filmik që s’do ta kishin sajuar dot soc-regjizorët e stalinit, maos, kastros, së bashku, regjizorët e kurvit ja kishin arritur të përcjellin hiç më pak se idetë e, Heminguejit, Niko Kazanzaqir, Martin Skorcezes, në një mpleksje gjeniale artistike me Sizifin, Plakun dhe Detin, Allahun. A durohet dot një molepsje e këtyre përmasave ? A mund të anashkalohet ky profanim ? Shpejt ISIS, gjeji ku i ke e ku s’i ke, brezin, tritolin, dhe hidhe në erë Wikipedian.
Që punët e njerëzisë të shkojnë si e urdhëron Allahu, duhet plotësuar disa kushte, duhen bërë disa sakrifica. Njeriu duhet të ulen këmbëkryq mbi shilte të buta, një zezak të bëjë fresk mbi kokë me bisht palloi, të pijë lëng shege, të rrufisi kafe që e bluan me mulli të përgatitur nga një gëzhojë topi 32 milimetra një tjetër zezak duke ja rrotulluar atij mulliri dorezën. Këto kushte nuk po plotësohen. Ky hallall njerëzor s’po ndodh. Harrami po na mbyt. Të gjitha i ka marrë dreqi. Botën e ka pllakosur hiperliberalizmi. Amerika e ka mendjen firifiu, në qiell te pushtimi i yjeve, Brukseli te Uashingtoni, Roma te Brukseli, Tirana te Roma, katundet te Tirana. A e përmbys dot ti ISIS këtë tendencë djallëzore ? A e bën dot ti ISIS që katundet ti kenë sytë nga hëna, dielli, qielli, yjet, Tirana të shohi nga katundet, Roma nga Tirana, Bruksesi nga Roma, Uashingtoni nga Brukseli, dhe kështu dynjaja të vijë në Din. Po bëre këtë, sado të vrasësh, hallall ISIS, Xhehenetin e ke të sigurtë, Allahu do ta ndrisi shpirtin. Përndryshe ti ISIS je vetë i tëri një harram, katil, biçimsëz, kamikaz.

Ekstremistët sulmojnë Lulzim Bashën

Ekstremistët sulmojnë Lulzim Bashën: Lobi grek dhe marrëdhënia intime me një deputete greke...


lobigrek

Arben Llalla, historian dhe publicist, njohës i çështjes greko-shqiptare thotë se takimet Lulzim Basha i nisi në SHBA me lobin greko-amerikan, i shoqëruar nga himariotasit që janë drejtues të lartë të këtij lobi në SHBA. Pas takimit me grekët e Amerikës, Basha vazhdoi takimet me lobin shqiptaro-amerikan. Vizitën në SHBA Lulzim Basha e përfundoi në zyrat e lobit greko-himariot, ku ju kërkua nga kryetari i këtij lobi, At Kozma Karavellas ndërtimi i Kishës së Madhe në majë të Llogarasë për nder të Shën Kozma Etolios, babai i greqizmit siç njihet në historiografinë greke. Fondet për ndërtimin e kësaj kishe në majën e Llogarasë tashmë janë grumbulluar.
Llogara, vendi ku do ndertohet kisha Shen Kozma Etolosi
Vendi, ku do tërtohet Kisha e Madhe në Llogara
Gjatë dy takimeve me lobin greko-amerikan, Lulzim Basha është shoqëruar nga deputeti Strazimiri. Këto takime lënë shumë dyshime duke patur parasysh se në mediat shqiptare Basha është akuzuar për tradhti për marrëveshjen e kufirit detar në vitin 2009.
Ndërsa, në vitin 2006 në mediat greke Lulzim Basha u përfol për një aferë dashurie me deputeten greke të Demokracisë së Re, Eleni Rapti.
Elena Rapti
Ligjvënësja greke e Demokracisë së Re, Eleni Rapti
Gazeta “Trafik” e quante flirtin dashuri ndërballkanike, nën tingujt e këngës së Panajot Psomiadhis (prefekt i Selanikut).Ndërsa revista “Proto Thema” që e zbuloi e para skandalin dashuror botonte edhe foto duke e shoqëruar me këtë koment: “ministrit riosh dhe biondes bukuroshe”. Gazetarja greke, Ollga Gali, për flirtin i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm, të Kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. Në fund të shkrimit, revista greke “Proto Thema” shkroi edhe një SMS drejtuar nga vetë redaksia ministrit shqiptar të Transporteve, Lulzim Basha, ku thuhej: “Dhen tha eqis tin Elena pote`, alvane, alvane!”. (Nuk do ta kesh Elenën kurrë, o shqiptar, o shqiptar!)”./marrë nga 27.al

Momenti kur Raul Castro nuk pranon ta përqafojë Barack Obama (Video)

Momenti kur Raul Castro nuk pranon ta përqafojë Barack Obama (Video)

Takimi historik në mes të Presidentit amerikan Barack Obama dhe atij të Kubës Raul Castro përfundoi me një moment interesant kur krahu i Obamas mbeti i varur pasi Castro duket se nuk i riktheu përqafimin liderit amerikan.
Dy liderët po përfundonin konferencën për shtyp, ku treguan se nënshkruan disa marrëveshje që përfshinin bashkëpunimin dhe investimet ekonomike në mes të dy vendeve, kur ndodhi ky moment.

Lamtumirë Shqipëri! De Biazi drejt largimit në Seria A

de biazi

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani de Biazi mund t’i thotë lamtumirë Shqipërisë. “Romatoday.it” shkruan se tekniku italian që shkruajti historinë në Shqipëri, duke e kualifikuar kombëtaren në “Euro 2016”, mund të përfundojë në Seria A, konkretisht tek ekipi i Lacios.
Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biazi.
Emri i trajnerit të kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, vazhdon të përmendet gjithnjë e më shumë mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e klubit të Lacios në sezonin e ardhshëm.
Tare ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajlovic gjatë periudhës kur ishin futbollistë dhe është i bindur se De Biazi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lacio.
Mediat italiane shkruajnë se trajneri i Shqipërisë admirohet për faktin se është një motivues i shkëlqyer dhe mund të bindë disa nga emrat e njohur që të mos e braktisin Lacion në verë. 

Sa e fuqishme është kjo femër – ja cfarë i bën autobusit me flokë (Video)

ideo)


sa e fuqishme

Xhirojnë në boshllëk rreth Fatos Nanos

Screen Shot 2016-03-21 at 10.09.45 PM

Frrok Çupi
Në kongresin e Partisë Socialiste ndodhi që të gjitha palët i erdhën rrotull Fatos Nanos. Të gjithë xhiruan në kotësi.
Veprën kongresiste mund ta përfytyroja njësoj si një vepër arti të realizmit socialist, mund ta krahasoja me filmin “I Teti në Bronz”… Lufta e Dytë në Shqipëri, fitorja e partizanëve komunistë dhe një i rënë mes shtatë të gjallëve. Filmit i duhej edhe një bust prej bronzi; bust partizani. Sot e kësaj dite nuk ia mban kush mend emrin partizanit hero. As atëherë, më duket se nuk kishte emër, aq sa të gjithë e njihin si Mevlan Shanaj, emri i aktorit. Një hero pa emër, i kthyer në bronz, që rri mes të gjallëve si gjykatës.
Shokëve komunistë, “I Teti…” iu duhej më shumë i vdekur. Shtatë partizanët që kishin mbetur gjallë, ndërtuan portretin e të tetit. Askush nuk mund të fliste ndonjë fjalë të keqe… Në fakt, të gjallët ndërtonin portretin e tyre të munguar, duke folur për të tetin. I vinin rrotull e rrotull bronzit. E merrnin në krahë, e ulnin përtokë, djersinin, pinin pak ujë, psherëtinin, i vinin majtash e djathtas dhe veç flisnin për të Tetin. Secili ndiente se I Teti në Broz duhej për nesër, kur secili të luftonte kundër tjetrit për të mbajtur pushtetin.
Edhe në “luftën e dytë”, për pushtet, përsëri ai që ndodhet në bronz, do të ishte strumbullari ku do të vërtiteshin të gjallët. Ai në bronz do të ishte matësi; po ta kishe mirë me bronzin, do të ishe mirë me udhëheqësin.
Ja kështu erdhi puna deri te Fatos Nano.
Krerët e Partisë Socialiste dhe shtatë sevilët e tjerë (në fakt shtatëdhjetmijë servilë, të paktën), e kthyen Fatos Nanon në mermer ose bronz. Bënë të njëjtën gjë që bënë paraardhësit komunistë: Fillimisht “e vranë”, pastaj e futen në harresë, dhe tani e nxorën për ta vendosur në qendër të fshatit derdhur në bronz. (Siç ndodhi edhe me monumentet e Enver Hoxhës që fshatarët i i nxorën nga hauret e lopëve). Fatos Nano është kryetari i parë i Partisë Socialiste që doli nga Kongresi i 10 i Partisë së Punës. Ky mund të quhet edhe një themelues i saj, në qoftë se do të ndërtohej shtëpia me dy themele. Por nuk ka shtëpi me dy themele. Partia Sociaste mbeti shtëpi e dytë e Partisë së Punës, por dikush tregoi kujdes që të mos i binte era në fshat. Ditën kur Fatos Nano la partinë, këta që erdhën iu sulen me gurë. Ndoshta iu sulën me gurët e themelit të dytë, që nuk i duheshin më as shtëpisë.
Në Kongresin e fundit ndodhi çudia. Të gjitha palët u mblodhën rreth të Tetit në Bronz. Fatosi nuk ndodhej në Kongres, por këta u kashaisen me bronzin.
Shikoni çfarë ndodhi, njësoj si në filmin me të Tetin.
1.
Foli Gramoz Ruçi,
njeriu i përkëdhelur dhe njëkohësisht i rrahur nga Nano; mësues fshati nga Tepelena që tentoi të veshë papion të krah të Nanos. Ky sa ç’kishte qenë barrë, aq kishte qenë edhe shoku më i ngushtë i Nanos. Të gjithë u habiten kur Gramozi e tradhëtoi. Në Kongres foli duke iu dridhur zëri. Foli siç flitet për perënditë e vdekura “Ai që…. Ai që… Ai që…”. Domethënë ai që emrin e ka aq të vogël sa po e përmende ia zvogëlove “Hyun”; ai që duhet të ketë emrin dhe ymrin tonë, dmt., ai që ka në dorë qiellin dhe tokën!… Gramozi nuk e bëri këtë se sinqerisht e dinte Nanon si Zotin. Por ky ka arsye tjetër. Gramozi po shikon se tani erdhi radha e tij që ta nxjerrin jashtë shtëpisë socialiste me themele të dyta. Në krah po i rri “Beu i Jugut” dhe po i kërkon kartat. Bash në këto kushte, Ruçi iu kthye zotit të vdekur dhe iu lut. Nga njëra anë iu lut Zotit (Nanos) që ta falte para derës së ferrit pse e kishte gjuajtur me gurë. Nga ana tjetër donte t’u thoshte persekutorëve të tanishëm se “nuk jam tradhëtar si ju!” . Por kryesore ishte t’u dëshmonte njerëzve të Nanos, që janë shumicë në anëtarësinë e partisë) se “unë nuk trashëtova”.
2.
Foli Edi Rama.
Ai tha se i falet nderit dhe emrit të Fatos Nanos (!), si “krijues dhe si udhëheqës i Partisë Socialiste”. Rama është kryetar i tanishëm i Partisë Socialiste. Biri i njërit prej nomenklaturës së lartë komuniste. Babai i tij, i bërë lanet nga i biri derisa ky kapi Partinë Socialiste, kishte qenë artist, por i fundit komunist në Europën Lindore që kishte nënshkruar vdekjen me varje në litar për një artist disident. Nano kishte një nostalgji për bllokmenët, por më shumë i duhej Rama si çorape-kuq që “i ndryshon faqen” Partisë Socialiste primitive. “E mora emigrant me thonj të paprerë!”- pat deklaruar Nano. Rama mori Partinë Socialiste dhe me thonj e me dhëmbë e bëri si vetja; Fatos Nanon e përzuri dhe e gjuajti me gurë për vdekje. Që nga viti 2005 mban fjalime të stargjata kundër Fatos Nanos. Në Kongresin e fundit ndryshoi gjithçka. Rama, bir e nip komunisti, u afrua te “I Teti në Bronz” dhe nisi të ligjërojë për të…
Pse iu kthye tani Nanos me këngë e me kuje, ky lider që e kishte gjuajtur me gurë? Jo për gjë tjetër, veçse e mendon veten të dobët. Ndodhet në krye të PS i pa zgjedhur dhe pa mandat. Ka përçarë Partinë deri në pikën kur nuk i mbledh dot as miellin as krundet. Po ushtron qeverisjen më të keqe që nga dita e pavarësisë së Shqipërisë para 100 vjetësh… Tani i ka mbetur veç një gjë: Të thërrasë “të gjallë e të vdekur” për të ruajtur pozitat në parti. Duke brohoritur për Nanon mendon se përkrahësit e Nans do ta votojnë pa kushte.
3.
Edhe Ilir Meta kërkoi Fatos Nanon.
Ky ishte i ftuar në Kongres, por guxoi të bëjë si zot shtëpie. Ilir Meta është ndarë nga Partia Socialiste që në kohën kur ishte Fatos Nano kryetar i PS. Madje janë ndarë si armiq. Meta krijoji parti të re me të cilën i tund dhëmbët Partisë Socialiste dhe me të cilën vë gjithë vendin në dilema. Në Kongres nuk foli si Rama. Ky, pas Ramës, tha se “Fatos Nano duhej të ishte këtu…!”. Më shumë se një ftesë për Nanon, ishte sfidë për Ramën, me kuptimin: ” Hë, more, ku e keni Nanon? Nuk të erdhi? As ka për t’u ardhur!”. Në të njëjtën kohë lëshoi një rrjetë dyshimi se “Nano mund të bëhet me mua, por kurrë me ju!”. Po të ndodhte kjo, atëherë grupimet e Ramës, alias socialiste, do të mbeteshin minorancë e minorancave. Kjo edhe mund të ndodhë.
Të gjithë kanë dahuri dhe të gjithë kanë frikë para të “Tetit në Broz”.
4,
Duartrokitësit e stunishëm; edhe këta folën.
Gjithë salla e Kongresit prej 2500 delegatësh, u ngrit më këmbë sa herë u përmend emri i Fatos Nanos. Këta mbajnë mend “kohën e bollëkut për të gjithë” të Nanos; por një pjesë e tyre veç kanë dëgjuar se si ishte një Fatos që u kthye në bronz. Tani e duartrokasin me ovacione. Por nuk duartrokasin Nanon. Këta duartrokasin liderin e ri që ka shkelmuar Nanon, dhe i thonë: “Jemi me ty edhe kur e fton, edhe kur e dëbon Nanon”. Kështu kishin duartrokitur kur e dëbuan atëherë. Por lideri i ri nuk është i mençur që të kuptojë se kështu do të duartrokasin edhe kur ky vetë të shkojë në ferr.
5.
Dhe të gjithë së bashku, folën.
Të gjithë së bashku, dmth., si lideri shok, si lideri armik, si militantët e verbër, si të tjerët, kanë një arsye pse kërkojnë të vijnë rreth zjarrit partizan te sheshi i të Tetit në Bronz. Sepse me Fatos Nanon duken si me zotin. Fatosin e duan si besimin që i bën të ndjehen të gjithë njësoj. Ky është njeriu, prandaj besojnë të gjithë në një zot. Veç për këtë e kanë besimin, që të ndjehen njësoj. Në Partinë Socialiste, siç dëshmohet shpesh, janë mbledhur grupime të çuditshme: Ka mjaftistë, ka sorroistë, ka maoistë, ka masonë, ka homoseksualë, etj. Asgjë nuk e bashkon njërin me tjetrin. Intuita e tyre dhe sidomos e liderit, kërkon që të kundërtit të besojnë se janë njësoj me njëri tjetrin. Për të ruajtur pushtetin, jo për gjë tjetër. Atëherë, bash për këtë u gjet Fatos Nano, “Zoti” që të gjithë këta e kanë gjuajtur me gurë dhe tani nuk ka më fuqi për rrufe.

Vetëvrasje për një faturë energjie / SOROS padit qeverinë shqiptare që e burgosi padrejtësisht

Screen Shot 2016-03-22 at 3.14.50 PM

Padia kërkon të nxjerrë në pah koston njerëzore të fushatës kundër vjedhjes së energjisë
Familjarët e të ndjerit Qamil Zelo, i cili u vetëvar dy vjet më parë në gjendje të rënduar psikologjike në burgun e Rrogozhinës pasi u arrestua nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë paditur OSHEE-në, Drejtorinë e Burgjeve dhe Prokurorinë, të cilat akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkaktuan vdekjen e tij.
Qeveria e qendrës së majtë e Kryeministrit Edi Rama ka udhëhequr gjatë dy viteve të fundit një fushatë pa kompromis kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke ndërprerë mijëra lidhje të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes, çfarë ka sjellë uljen e humbjeve joteknike dhe rritjen e arkëtimeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.
Megjithatë, përveç të ardhurave shtesë në arkat e korporatës publike të shpërndarjes së energjisë, kjo fushatë kundër paligjshmërisë e ndërmarrë në koordinim më policinë e shtetit ka prodhuar dhe një kosto njerëzore duke dërguar qindra njerëz pas hekurave.
Njeri prej të arrestuarve në kulmin e fushatës në tetor të vitit 2014 ishte dhe Qamil Zelo, një 52-vjeçar nga Lushnja që akuzohej nga OSHEE dhe policia se nëpërmjet një kontrate si abonent familjar furnizonte dhe dy dyqane të ndërtuara në banesën e tij. Pas arrestimit në flagrancë ndaj Zelos u vendos masa arrest me burg dhe ai u dërgua në burgun e Rrogozhinës, ku në gjendje të rënduar psikologjike i dha fund jetës në 28 dhjetor 2014.
Dokumentet e publikuara më pas, zbuluan se Zelo qe arrestuar në një situatë jo shumë të qartë ligjore pasi ai qe konsumator që i shlyente faturat e energjisë elektrike. Procesverbali i arrestimit shënonte se dy dyqanet e të ndjerit, të gjendura pranë banesës së tij, furnizoheshin me energji përmes kontratës së lidhur me shtëpinë e tij si konsumator familjar. Energjia e konsumuar nga dyqanet dhe shtëpia paguhej rregullisht. Teorikisht, ai duhej të lidhte kontrata të veçanta për dyqanet, por të gjithë e dinë se procedurat burokratike të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike i bëjnë kontrata të tilla shumë të vështira për t’u lidhur dhe tepër të kushtueshme. Për më tepër, energjia që konsumohej nga dyqanet rezulton se qe në sasi të vogël. (Link procesverbali i arrestimit)
Sa i përket dëmit ekonomik të shkaktuar, qeveria aludoi se duke e paguar energjinë e konsumuar nga dyqanet si konsum familjar, Zelo po paguante më pak, për shkak se tarifa e shitjes së energjisë për familjarët qe krahasimisht më e ulët.
Vetëvrasja e Zelos në prag të festimeve të Vitit të Ri, prodhoi një reagim publik të fortë në mediat sociale dhe akuza nga Partia Demokratike se politikat energjetike të qeverisë Rama po i çonin qytetarët e varfër në vetëvrasje. Dy vjet më vonë rrethanat që çuan në vetëflijimin e Zelos janë pjesë e një padie civile të ngritur nga familjarët e tij, e cila filloi të shqyrtohej të hënën në Gjykatën e Tiranës.
“Ne kemi paditur tre institucione: Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtorinë e Burgjeve dhe OSHEE-në, për shkak se si pasojë të veprimeve të këtyre institucioneve ka humbur jetën Qamil Zelo,” tha për BIRN Redi Ramaj, avokati i familjarëve të viktimës.
“Ne kërkojmë dëmshpërblim sepse në të gjithë veprimet e tjera institucionale nuk është marrë asnjë masë ndaj punonjësve të shteti dhe vetmja rrugë që i ka mbetur familjes është t’i drejtohet gjykatës,” shtoi Ramaj.
Në kohën kur u njoftua lajmi i vetëvrasjes, aktivistët e të drejtave të njeriut argumentuan se prokuroria dhe gjykata patën dhënë në mënyrë krejtësisht të pajustifikuar masën e sigurisë Arrest me Burg, në një kohë kur i akuzuari nuk dukej se përmbante kushtet për një masë të tillë ekstreme. Pas dhënies së masës së sigurisë në shkallën e parë, procesi i apelimit të masës së sigurisë në apel qe zvarritur për shumë kohë deri sa i akuzuari vari veten.
Një hetim i ngritur nga Prokuroria e Kavajës kundër punonjësve të burgut të Rrogozhinës të cilët ishin përgjegjës për mbrojtjen e jetës së Zelos tashmë është pushuar. Sipas Ramajt padia civile e ngritur nga familjarët e viktimës mbetet e vetmja mundësi për t’i mbajtur përgjegjës institucionet që sipas tij kontribuuan në vdekjen e tij.
Masa e arrestit e marrë ndaj Zelos nuk është një rast izoluar. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtën e informimit tregojnë se ndaj qindra të dyshuarve për veprën e vjedhjes së energjisë elektrike është marrë masa arrest me burg, edhe pse vepra penale për të cilët ato akuzohen nuk përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme vetëm në periudhën shtator 2014 – qershor 2015, 2,643 shqiptarë janë vendosur nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike sipas nenit 137 të Kodit Penal.
Prokurorët kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 536 nga këto raste. Për një numër të konsiderueshëm personash, të cilët i janë referuar prokurorisë nga policia dhe OSHEE, është vendosur pushimi i procedimit apo pezullimi i tij. Prokuroria bëri gjithashtu të ditur se për periudhën shtator 2014 – qershor 2015, në gjykatat shqiptare janë shpallur fajtorë 1,629 vetë.

Joleza drru nga kokaina: “Berluskoni socialist i thekur / Anila Basha xheloze për mua”

Screen Shot 2016-03-23 at 7.26.27 AM

Kryetarja e FRESSh Joleza Koka pasi ka këmbngulur që Berluskoni është i majtë dhe socialist i theku, nuk kursehet më për asgjë, ka kritikuar ashpër gazetaren Anila Basha.
“Të marrësh kritikë nga Anila Basha për politikën ndërkombëtare është gati si komplimet.
Ky lloj abuzimi duhet të marri fund. Koha që nëpërmjet shantazhit mediatik të marrësh ndonjë vend pune nuk pi ujë me këtë qeveri.
Është e jashtëligjshme ti vesh mikrofonin përpara njerëzve dhe ta transformosh lajmin si të duash. Kjo gazetari restorantesh duhet të marri fund edhe për hir të gazetarëve të tjerë që rrinë nga 20 orë në punë dhe i janë besnik të vërtetës.” – shkruan Joleza. Nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi te Jolezes kundër gazetares Anila Basha.