Tuesday, March 15, 2016

10 fakte për Gërdecin që nuk janë thënë kurrë në media

Gërdeci është akoma plagë e pambyllur e kësaj shoqërie. Sapo përmendet ky fshat, cdokujt i vijnë në mendje imazhet e tmerrshme si nëpër filma, apo oshëtima e shpërthimit që u degjua disa kilometra më tutje. Mirëpo çdo 15 mars, media sjell informacione të përsëritura,  gjëra që tashmë secili nga ne i dimë. Asnjë media nuk ka eksploruar më tej me fakte të vërteta dhe të pazbuluara për publikun që në fakt ekzistojnë. Më poshtë paraqesim 10 fakte, të cilat janë të verifikuara dhe japin një tjetër këndvështrim rreth asaj se cfarë ndodhi në të vërtetë në Gërdec. Pse akoma nuk ka fajtorë për dosjen e “Gërdecit”? 1-Nuk dihet shkaku i vërtetë që e shkaktoi këtë shpërthim Megjithëse prokuroria shqiptare bashkëpunoi me agjensinë amerikane ATF, për të zbuluar shkakun e vërtetë se pse ndodhi shpërthimi, në fakt ajo cfarë kjo agjensi dhe në fund nuk ishte një konkluzion por një dilemë. ATF dhe 5 shkaqe hipotetike dhe tha,“shkaku i pestë mund të jetë ndonjë arsye tjetër që ne nuk e kemi parashikuar në këtë raport”. Pra prokuroria mori thjesht një shkak hipotetik dhe e bëri fakt të kryer. 2-Prokuroria përjashtoi nga hetimi njeriun më të rëndësishëm Fabrika e Gërdecit ishte ligjërisht në pronësi të biznesmenit amerikan Patrick Cornelious Henry III. Mihal Delijorgji ishte nënkontraktor i Henryt. Por prokuroria shqiptare nuk shpalli asnjëherë fletë-arresti për biznesmenin amerikan, u mjaftua vetëm me një dëshmi. Nuk u dha kurrë një arsye, se pse u përjashtua ky biznesmen dhe pse ajo e mori të mirëqenë dëshminë e tij. 3-Stafi i Ambasadës Amerikane në Shqipëri ishte nën hetim në SHBA Kongresi në SHBA ngriti një komision hetimor pas artikullit në NYT. Komisioni “Waxman” zyrtarëve të rëndësishëm të ambasadës amerikane në Tiranë. Por përtej këtij fakti dhe dyshimeve të bazuara, se këta zyrtarë kishin nxitur dhe toleruar këtë biznes, në Tiranë situata paraqitej krejt ndryshe. Ishte ambasada amerikane dhe ky staf që mbikqyrte hetimet dhe që udhëzonte ish-kryeprokuroren Ina Rama mbi mënyrën se si duhej të hetonte. 4- Gazeta “New York Times” devijoi investigimin Ndonëse gazeta “New York Times” nuk kishte në epiqendër fabrikën e Gërdecit dhe demontimet, por kishte kontratën e shitjes së fishekëve kinezë, ngjarjet lidheshin nëpërmjet disa personazheve. Kjo gazetë u mor më shumë me një histori rozë të Efraim Diverollit që kishte arritur të fitonte një kontratë të majme fishekësh në Pentagon. E vërteta është se pas kësaj njeriu qëndron kompania “BETA” e cila bashkëpunonte me kompaninë e Diverollit për të bërë punët e “pista” 5- Prokuroria shqiptare nxorri një akuzë absurde Akuza kryesore që prokuroria shqiptare ngriti ndaj Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Dritan Minxollit ishte ajo e “vrasjes me dashje dhe paramendim”. Absurdi i kësaj akuze qëndronte në faktin se kur akuzon dikë për vrasje me paramendim, duhet medoemos të ofrosh edhe motivin, pse është orkestruar vrasja. Po çfarë interesi kishte një biznemen të vriste punëtorët e tij dhe të shkatërronte një biznes që i sillte miliona fitime? 6- Aksidentin e Kosta Trebickës e certifikoi një amerikan Pas vdekjes së Trebickës, prokuroria shqiptare, me ndihmën e ambasadës amerikane pajtoi një ekspert amerikan të quajtur Kevin Teter, ai rezultonte pronar i një ofiçine mekanike në Kaliforni. Teter erdhi në Tiranë bëri ca matje dhe doli në konkluzionin se Trebicka kishte humbur jetën si pasojë e përmbysjes së makinës së tij. Raporti autoteknik i ekspertit amerikan ishte dhe baza ku u mbështet prokuroria shqiptare për ta quajtur vdekjen e Trebickës si një aksident. 7- CIA i dha certifikatë mirënjohje, Ylli Pinarit në burg Ndërsa ish-drejtori i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, ndodhej në qelitë e burgut 313 i arrestuar dhe nën akuzë, brenda qelive të burgut ndodhi një ngjarje e panjohur për publikun e gjerë. Ekspertë të CIAS i sollën një certifikatë mirënjohje Ylli Pinarit, për bashkëpunimin që ai ka pasur me të. 8- Laptopi i Pinarit u bastis dhe materialet i’u dhanë medias Një nga ngjarjet më pikante të ndodhura me hetimin e Gërdecit, ishte dalja në media e të gjithë dosjes që dispononte prokuroria. Mes dokumenteve të shumta ishin dhe materialet e gjetura në laptopin e Ylli Pinarit, ish-drejtor i MEICO. Ato ishin foto të bëra një një kompani çmontimi në Korenë e Veriut e cila është vend armiqësor me SHBA-në dhe vizita e Pinarit atje ishte për logari të SHBA-së. Të gjitha këto iu dhanë medias dhe u përdoren si në republikën e bananeve. 9- Amerikanët kërkuan që Ylli Pinari të mos arrestohej Amerikanët e konsideronin atë një partner efikas dhe tepër të besuar, ndërsa i kërkuan autoriteteve shqiptare që të mos e arrestonin. Këmbënguljen më të madhe që Pinari të arrestohej e kishte ish-Presidenti Bamir Topi. 10-Pse u tërhoq Zamir Shtylla? Ish-drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Zamir Shtylla ishte njeriu kyç që drejtoi hetimet mbi Gërdecin. Por Shtylla dha krejt papritur dorëheqjen nga posti ndërsa prokuroria duhej të vendoste se çfarë do të bënte me Rrahman Selmanllarin, i cili njihej si një mik i Shkëlzen Berishës dhe i dilte emri në disa dokumente dhe kontrata në dosje. 
                                 
Capture

No comments:

Post a Comment