Tuesday, March 22, 2016
Ben Blushi: Me referendumin u shkel Kodi Zgjedhor në PS, kur unë luftoja me PD Rama ishte në emigracion, nëse nuk ndryshon situata do shoh mundësi të tjera
Ben Blushi ka paralajmëruar dje Edi Ramën se nuk do tërhiqet nga tentativat për të rikthyer demokracinë në Partinë Socialiste. Duke folur në një intervistë për “Top Channel”, Ben Blushi deklaroi se vendimi i Ramës për mbajtjen e referendumit tregon frikën që ka ai, teksa shtoi e ky ishte një veprim për të eliminuar kandidatët në garë. Nga ana tjetër Blushi u shpreh se referendumi bie ndesh me Kodin Zgjedhor të Partisë Socialiste. “Neni 56 i Kodit të Zgjedhjeve në PS thotë se referendum nuk mund të zhvillohet dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të PS. Kodi e shfuqizon zgjedhjet”, u shpreh ai. Sipas Blushit, ky vendim është marrë sepse gjithçka e vendos Kongresi dhe nuk ka pse të ketë referendum. Nga ana tjetër ai deklaroi se Rama i trembet humbjes së mbështetjes për shkak të varfërisë dhe keqqeverisjes. “Edi Rama po shkon në referendum sepse ka frikë. Referendumi është një mundësi për të eliminuar kandidatët në garë. Shkon në referendum Edi Rama përballë Edi Ramës, kurse në zgjedhje do të shkojë përballë dikujt tjetër”, tha Blushi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment