Monday, March 21, 2016

Komisionet parlamentare drejt "shkrirjes"?! Bojkoti i opozitës fut në ngërç "Ligjet", mbledhja e sotme e paligjshme


  Komisionet parlamentare drejt "shkrirjes"?! Bojkoti i opozitës fut në ngërç "Ligjet", mbledhja e sotme e paligjshme

Bojkoti i Partisë Demokratike ka futur në ngërç një nga komisionet më të rëndësishme parlamentare, atë të Ligjeve. Sot mazhoranca shkeli rregulloren e Kuvendit, duke zhvilluar një mbledhje të paligjshme, pasi drejtimin e tij e bëri sekretarja e komisionit Vasilika Hysi.   Sipas rregullores së Kuvendit, Komisionin e drejton Kryetari dhe në mungesë të tij e drejton nënkryetari. Ndërsa Sekretari i Komisionit, në këtë rast Vasilika Hysi, bën numërimin e votave dhe verifikimin e procesverbaleve.   Kësisoj, mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është e paligjshme nga ana proceduriale, pasi Sekretari i Komisionit ka drejtuar mbledhjen në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. 

No comments:

Post a Comment