Sunday, March 20, 2016

Horoskopi, 21 mars 2016

horoskopi316212231

DASHI 21/3 - 20/4

Është e kotë të mendoni për diçka që i përket së shkuarës. Gjeni kurajën të ktheni faqe. Duhet të vini dorë te portofoli për shpenzime të paparashikuara.

DEMI 21/4 - 21/5

Duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar, nëse keni në mendje një projekt. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja, sepse dikush është ziliqar. Tregohuni guximtar dhe ndërmerrni iniciativa.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike.

LUANI 23/7 - 21/8

Pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona, të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre.

VIRGJËRESHΑ 22/8 - 23/9

Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Ide e mirë ajo që do të bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu dhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos të shpenzoni shumë.

AKREPI 24/10 - 22/11

Ditë mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja.

SHI GJETA RI 23/11 - 22/12

Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz, nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Sot me shumë fat do të jenë të lindurit e ditës së hënë, mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jeni më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

UJORI 21/1 - 19/2

Sot do të keni të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë mund të provokojë grindje.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Nuk duhet të tregoheni kokëfortë me partnerin, që në këtë moment ka nevojë për tolerancë. Sot mos i besoni askujt, sepse mund të bëhet subjekt thashethemesh.

No comments:

Post a Comment