Wednesday, March 23, 2016

Sulmet në Bruksel, ky njeri u konsiderua heroi i ditës

Capture

Alphonce, i cili është një punonjës i sigurimit në aeroportin e Brukselit, është konsideruar heroi i ditës në Bruksel. Ai u ka shpëtuar jetën 7 personave pas shpërthimeve terroriste.
Pas shpërthimit Alphonce i tërhoqi zvarrë 7 perona të plagosur nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar në rast të ndonjë shpërthimi tjetër.
Nga mediat vendase, por dhe ndërkombëtare ai konsiderohet heroi i kësaj dite të tmerrshme për Brukselin, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Capture

Nxënësja shqiptare në Itali seks më babain e shokut, shkonte për detyrat

adoleshentja

Një italian ka përfunduar në pranga pas akuzave të një adoleshente shqiptare për përdhunim. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Ishte nxënësja shqiptare ajo që e kishte denoncuar në polici, duke thënë se 55-vjeçari e kishte përdhunuar.
Adoleshentja shqiptare shkonte në shtëpinë e shokut të saj të klasës për të bërë detyrat bashkë me të, por kur bashkëmoshatari i saj nuk ndodhej në shtëpi, ajo përfundonte duke bërë seks me babain e tij.
Në shkëmbim të marrëdhënies seksuale, italiani i jepte adoleshentes dhurata dhe para në dorë.
Në njërën nga ditët që vajza shkonte atje, pretendon se është përdhunuar ndaj dhe e ka denoncuar italianin, ky i fundit mund të dënohet me një vit burg.

Hallall ISIS/ Nga Edison Ypi

Hallall të qoftë o ISIS. Të gjithë ta kanë frikë. Edhe unë që nënë e babë musliman dhe synet. Por pak humor në ngjyrën tënde mund të ma lejosh.
Ti ISIS e di vetë çfarë bën dhe si e bën. Këto të miat janë vetëm sugjerime. Po tu dukën harram, hidhi në kosh. Nëse të duken hallall, zbatoji, se s’të kërkoj as lek as autorësi, apo copyright, si i thonë kaurrët e mallkuar, që o shofshin të gjithë që këtë çast inshallah.
Nëse njerëzimi do kishte ecur sipas këshillave të Allahut, vendet e pasura që kanë të hanë, të vishen, të mbathen, të blejnë ilaçe për tu ruajtur nga sëmundjet, me kalimin e kohës do rinoheshin, do fuqizoheshin. Por po ndodh e kundërta. Vendet e pasura janë përmbytur nga pleqtë dhe sëmundjet. Vendet e varfëra, kryesisht ato islamike, janë plot me rini, fuqi, dhe kamikaza meqë ra fjala. Kjo kontradiktë e paspjegueshme dhe e frikëshme, dëshmon qartazi një triumf të Dreqit. Ti ISIS i ke mjetet dhe mënyrat për të mos lejuar që degjenerimi në fjalë të mos shndrrohet nga provizor në permanent. Për ta kryer këtë punë të shenjtë s’ke pse vete deri në Bruksel ku ka vetëm pleq të rrjedhur dhe burokratë të korruptuar. Eja në Shqipëri. Ku është më afër, ke më pak rreziqe, dhe sa të duash lëndë të parë. Eja jepi botës prej këtu disa leksione; çfarë është idealizmi, si bëhet shteti, si besohet Allahu.
Ti ISIS e ke parë atë mozaikun mbi muzeun kombëtar. A durohet që mbi atë mozaik aq gjigand të mos ketë asnjë asnjë milimetër, asnjë pllakëz, asnjë pikëz, të besimit shekullor të shqiptarëve, atij me Allah e Pajkamber, ndonjë hoxhë, ndonjë çallmë, a ndonjë sure kuranore ? Mbështillu me tritol. Mbulohu me xhup. Ftoi për një kafe brenda muzeut ata që mozaikun e krimit e quajnë vepër arti, dhe shkrepe butonin, hidhi në erë ata plehra, bëji çik e thërrime. Pllangat e gjakut dhe copat e mishit të jezitëve që do ngjiten nëpër mure, ato po, ato do jenë vepra arti të mirfillta.
Një tjetër mrekulli për të cilën ti ISIS do jesh i mirëpritur ta bësh, dhe shqiptarët do ta dinë shumë për nder, është kjo; Meqënëse ti ISIS kamikazat s’i ke problem, gjej nga një kamikaz për secilën nga kafenetë e Tiranës ku shqiptarët vrasin kohën. Brez, mes, tritol, shkrepje, të mbarojë dhe ajo punë.
Përfytyro, i dashur ISIS, një kamikaz nga ata të tutë, aq idealist sa në emër të Allahut vdes, dhe një shqiptar nga këta këtu aq materialist sa për një kile miell votën e shet. A është bota aq e madhe sa brenda saj të mbajë edhe njërin edhe tjetrin ? Eja të lutem hidhi në hava të gjithë ata që votën e shesin.
Me ata që xhamitë i shkatërruan me dinamit, ose i kthyen në depo silazhi dhe burgosën hoxhallarët, s’di të them çfarë të bësh. Për atë punë je vet doktor profesor. Do ishte njësoj si ta mësosh qingjin ta hajë ujkun.
Edhe për ata që vrasin dhe vriten s’po di çfarë të sugjeroj. E mira do ishte të na i hiqje qafe. Por është punë e ngatërruar kjo e atyre që vrasin e vriten pa Allah në mes. Nejse, ti e di vetë, tritolin, fitilin, kapsollën, i ke, bëj si ta marri mendja.
Ashtu si ti ISIS që je më i ziu i terrorizmave, ekziston një film shqiptar që është më muti i të gjitha filmave. Quhet ‘Rrugë të bardha”. Kryekrejt propagandë. Gjoja kamikaz, jo me tritol, me ca kaçavida në brez, që nuk vdes gjatë Ramazanit të bollëkut por gjatë urisë së fukarallëkut, jo majë minares së xhamisë por majë shtyllës së telefonit, jo për Bajram por për vit të ri, jo në behar por në dimër, jo duke ngrënë hallvë por duke lidhur tela të këputur, jo për hir të Allahut por për të zezën e proletariatit. Teatralitet i pështirë. Humor për të vjellë. Asnjë nga Profetët. Asgjë për Allahun. Një ditë, që thua ti ISIS, kur po lundroja në oqeanin e Internetit brenda një deti kaurresk që quhet Wikipedia, shtanga. Para më doli ajo krrupje filmike propagandistike, më të turpshmja që ka parë bota. Thuhej se përmes llumin filmik që s’do ta kishin sajuar dot soc-regjizorët e stalinit, maos, kastros, së bashku, regjizorët e kurvit ja kishin arritur të përcjellin hiç më pak se idetë e, Heminguejit, Niko Kazanzaqir, Martin Skorcezes, në një mpleksje gjeniale artistike me Sizifin, Plakun dhe Detin, Allahun. A durohet dot një molepsje e këtyre përmasave ? A mund të anashkalohet ky profanim ? Shpejt ISIS, gjeji ku i ke e ku s’i ke, brezin, tritolin, dhe hidhe në erë Wikipedian.
Që punët e njerëzisë të shkojnë si e urdhëron Allahu, duhet plotësuar disa kushte, duhen bërë disa sakrifica. Njeriu duhet të ulen këmbëkryq mbi shilte të buta, një zezak të bëjë fresk mbi kokë me bisht palloi, të pijë lëng shege, të rrufisi kafe që e bluan me mulli të përgatitur nga një gëzhojë topi 32 milimetra një tjetër zezak duke ja rrotulluar atij mulliri dorezën. Këto kushte nuk po plotësohen. Ky hallall njerëzor s’po ndodh. Harrami po na mbyt. Të gjitha i ka marrë dreqi. Botën e ka pllakosur hiperliberalizmi. Amerika e ka mendjen firifiu, në qiell te pushtimi i yjeve, Brukseli te Uashingtoni, Roma te Brukseli, Tirana te Roma, katundet te Tirana. A e përmbys dot ti ISIS këtë tendencë djallëzore ? A e bën dot ti ISIS që katundet ti kenë sytë nga hëna, dielli, qielli, yjet, Tirana të shohi nga katundet, Roma nga Tirana, Bruksesi nga Roma, Uashingtoni nga Brukseli, dhe kështu dynjaja të vijë në Din. Po bëre këtë, sado të vrasësh, hallall ISIS, Xhehenetin e ke të sigurtë, Allahu do ta ndrisi shpirtin. Përndryshe ti ISIS je vetë i tëri një harram, katil, biçimsëz, kamikaz.

Ekstremistët sulmojnë Lulzim Bashën

Ekstremistët sulmojnë Lulzim Bashën: Lobi grek dhe marrëdhënia intime me një deputete greke...


lobigrek

Arben Llalla, historian dhe publicist, njohës i çështjes greko-shqiptare thotë se takimet Lulzim Basha i nisi në SHBA me lobin greko-amerikan, i shoqëruar nga himariotasit që janë drejtues të lartë të këtij lobi në SHBA. Pas takimit me grekët e Amerikës, Basha vazhdoi takimet me lobin shqiptaro-amerikan. Vizitën në SHBA Lulzim Basha e përfundoi në zyrat e lobit greko-himariot, ku ju kërkua nga kryetari i këtij lobi, At Kozma Karavellas ndërtimi i Kishës së Madhe në majë të Llogarasë për nder të Shën Kozma Etolios, babai i greqizmit siç njihet në historiografinë greke. Fondet për ndërtimin e kësaj kishe në majën e Llogarasë tashmë janë grumbulluar.
Llogara, vendi ku do ndertohet kisha Shen Kozma Etolosi
Vendi, ku do tërtohet Kisha e Madhe në Llogara
Gjatë dy takimeve me lobin greko-amerikan, Lulzim Basha është shoqëruar nga deputeti Strazimiri. Këto takime lënë shumë dyshime duke patur parasysh se në mediat shqiptare Basha është akuzuar për tradhti për marrëveshjen e kufirit detar në vitin 2009.
Ndërsa, në vitin 2006 në mediat greke Lulzim Basha u përfol për një aferë dashurie me deputeten greke të Demokracisë së Re, Eleni Rapti.
Elena Rapti
Ligjvënësja greke e Demokracisë së Re, Eleni Rapti
Gazeta “Trafik” e quante flirtin dashuri ndërballkanike, nën tingujt e këngës së Panajot Psomiadhis (prefekt i Selanikut).Ndërsa revista “Proto Thema” që e zbuloi e para skandalin dashuror botonte edhe foto duke e shoqëruar me këtë koment: “ministrit riosh dhe biondes bukuroshe”. Gazetarja greke, Ollga Gali, për flirtin i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm, të Kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. Në fund të shkrimit, revista greke “Proto Thema” shkroi edhe një SMS drejtuar nga vetë redaksia ministrit shqiptar të Transporteve, Lulzim Basha, ku thuhej: “Dhen tha eqis tin Elena pote`, alvane, alvane!”. (Nuk do ta kesh Elenën kurrë, o shqiptar, o shqiptar!)”./marrë nga 27.al

Momenti kur Raul Castro nuk pranon ta përqafojë Barack Obama (Video)

Momenti kur Raul Castro nuk pranon ta përqafojë Barack Obama (Video)

Takimi historik në mes të Presidentit amerikan Barack Obama dhe atij të Kubës Raul Castro përfundoi me një moment interesant kur krahu i Obamas mbeti i varur pasi Castro duket se nuk i riktheu përqafimin liderit amerikan.
Dy liderët po përfundonin konferencën për shtyp, ku treguan se nënshkruan disa marrëveshje që përfshinin bashkëpunimin dhe investimet ekonomike në mes të dy vendeve, kur ndodhi ky moment.

Lamtumirë Shqipëri! De Biazi drejt largimit në Seria A

de biazi

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani de Biazi mund t’i thotë lamtumirë Shqipërisë. “Romatoday.it” shkruan se tekniku italian që shkruajti historinë në Shqipëri, duke e kualifikuar kombëtaren në “Euro 2016”, mund të përfundojë në Seria A, konkretisht tek ekipi i Lacios.
Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biazi.
Emri i trajnerit të kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, vazhdon të përmendet gjithnjë e më shumë mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e klubit të Lacios në sezonin e ardhshëm.
Tare ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajlovic gjatë periudhës kur ishin futbollistë dhe është i bindur se De Biazi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lacio.
Mediat italiane shkruajnë se trajneri i Shqipërisë admirohet për faktin se është një motivues i shkëlqyer dhe mund të bindë disa nga emrat e njohur që të mos e braktisin Lacion në verë. 

Sa e fuqishme është kjo femër – ja cfarë i bën autobusit me flokë (Video)

ideo)


sa e fuqishme

Xhirojnë në boshllëk rreth Fatos Nanos

Screen Shot 2016-03-21 at 10.09.45 PM

Frrok Çupi
Në kongresin e Partisë Socialiste ndodhi që të gjitha palët i erdhën rrotull Fatos Nanos. Të gjithë xhiruan në kotësi.
Veprën kongresiste mund ta përfytyroja njësoj si një vepër arti të realizmit socialist, mund ta krahasoja me filmin “I Teti në Bronz”… Lufta e Dytë në Shqipëri, fitorja e partizanëve komunistë dhe një i rënë mes shtatë të gjallëve. Filmit i duhej edhe një bust prej bronzi; bust partizani. Sot e kësaj dite nuk ia mban kush mend emrin partizanit hero. As atëherë, më duket se nuk kishte emër, aq sa të gjithë e njihin si Mevlan Shanaj, emri i aktorit. Një hero pa emër, i kthyer në bronz, që rri mes të gjallëve si gjykatës.
Shokëve komunistë, “I Teti…” iu duhej më shumë i vdekur. Shtatë partizanët që kishin mbetur gjallë, ndërtuan portretin e të tetit. Askush nuk mund të fliste ndonjë fjalë të keqe… Në fakt, të gjallët ndërtonin portretin e tyre të munguar, duke folur për të tetin. I vinin rrotull e rrotull bronzit. E merrnin në krahë, e ulnin përtokë, djersinin, pinin pak ujë, psherëtinin, i vinin majtash e djathtas dhe veç flisnin për të Tetin. Secili ndiente se I Teti në Broz duhej për nesër, kur secili të luftonte kundër tjetrit për të mbajtur pushtetin.
Edhe në “luftën e dytë”, për pushtet, përsëri ai që ndodhet në bronz, do të ishte strumbullari ku do të vërtiteshin të gjallët. Ai në bronz do të ishte matësi; po ta kishe mirë me bronzin, do të ishe mirë me udhëheqësin.
Ja kështu erdhi puna deri te Fatos Nano.
Krerët e Partisë Socialiste dhe shtatë sevilët e tjerë (në fakt shtatëdhjetmijë servilë, të paktën), e kthyen Fatos Nanon në mermer ose bronz. Bënë të njëjtën gjë që bënë paraardhësit komunistë: Fillimisht “e vranë”, pastaj e futen në harresë, dhe tani e nxorën për ta vendosur në qendër të fshatit derdhur në bronz. (Siç ndodhi edhe me monumentet e Enver Hoxhës që fshatarët i i nxorën nga hauret e lopëve). Fatos Nano është kryetari i parë i Partisë Socialiste që doli nga Kongresi i 10 i Partisë së Punës. Ky mund të quhet edhe një themelues i saj, në qoftë se do të ndërtohej shtëpia me dy themele. Por nuk ka shtëpi me dy themele. Partia Sociaste mbeti shtëpi e dytë e Partisë së Punës, por dikush tregoi kujdes që të mos i binte era në fshat. Ditën kur Fatos Nano la partinë, këta që erdhën iu sulen me gurë. Ndoshta iu sulën me gurët e themelit të dytë, që nuk i duheshin më as shtëpisë.
Në Kongresin e fundit ndodhi çudia. Të gjitha palët u mblodhën rreth të Tetit në Bronz. Fatosi nuk ndodhej në Kongres, por këta u kashaisen me bronzin.
Shikoni çfarë ndodhi, njësoj si në filmin me të Tetin.
1.
Foli Gramoz Ruçi,
njeriu i përkëdhelur dhe njëkohësisht i rrahur nga Nano; mësues fshati nga Tepelena që tentoi të veshë papion të krah të Nanos. Ky sa ç’kishte qenë barrë, aq kishte qenë edhe shoku më i ngushtë i Nanos. Të gjithë u habiten kur Gramozi e tradhëtoi. Në Kongres foli duke iu dridhur zëri. Foli siç flitet për perënditë e vdekura “Ai që…. Ai që… Ai që…”. Domethënë ai që emrin e ka aq të vogël sa po e përmende ia zvogëlove “Hyun”; ai që duhet të ketë emrin dhe ymrin tonë, dmt., ai që ka në dorë qiellin dhe tokën!… Gramozi nuk e bëri këtë se sinqerisht e dinte Nanon si Zotin. Por ky ka arsye tjetër. Gramozi po shikon se tani erdhi radha e tij që ta nxjerrin jashtë shtëpisë socialiste me themele të dyta. Në krah po i rri “Beu i Jugut” dhe po i kërkon kartat. Bash në këto kushte, Ruçi iu kthye zotit të vdekur dhe iu lut. Nga njëra anë iu lut Zotit (Nanos) që ta falte para derës së ferrit pse e kishte gjuajtur me gurë. Nga ana tjetër donte t’u thoshte persekutorëve të tanishëm se “nuk jam tradhëtar si ju!” . Por kryesore ishte t’u dëshmonte njerëzve të Nanos, që janë shumicë në anëtarësinë e partisë) se “unë nuk trashëtova”.
2.
Foli Edi Rama.
Ai tha se i falet nderit dhe emrit të Fatos Nanos (!), si “krijues dhe si udhëheqës i Partisë Socialiste”. Rama është kryetar i tanishëm i Partisë Socialiste. Biri i njërit prej nomenklaturës së lartë komuniste. Babai i tij, i bërë lanet nga i biri derisa ky kapi Partinë Socialiste, kishte qenë artist, por i fundit komunist në Europën Lindore që kishte nënshkruar vdekjen me varje në litar për një artist disident. Nano kishte një nostalgji për bllokmenët, por më shumë i duhej Rama si çorape-kuq që “i ndryshon faqen” Partisë Socialiste primitive. “E mora emigrant me thonj të paprerë!”- pat deklaruar Nano. Rama mori Partinë Socialiste dhe me thonj e me dhëmbë e bëri si vetja; Fatos Nanon e përzuri dhe e gjuajti me gurë për vdekje. Që nga viti 2005 mban fjalime të stargjata kundër Fatos Nanos. Në Kongresin e fundit ndryshoi gjithçka. Rama, bir e nip komunisti, u afrua te “I Teti në Bronz” dhe nisi të ligjërojë për të…
Pse iu kthye tani Nanos me këngë e me kuje, ky lider që e kishte gjuajtur me gurë? Jo për gjë tjetër, veçse e mendon veten të dobët. Ndodhet në krye të PS i pa zgjedhur dhe pa mandat. Ka përçarë Partinë deri në pikën kur nuk i mbledh dot as miellin as krundet. Po ushtron qeverisjen më të keqe që nga dita e pavarësisë së Shqipërisë para 100 vjetësh… Tani i ka mbetur veç një gjë: Të thërrasë “të gjallë e të vdekur” për të ruajtur pozitat në parti. Duke brohoritur për Nanon mendon se përkrahësit e Nans do ta votojnë pa kushte.
3.
Edhe Ilir Meta kërkoi Fatos Nanon.
Ky ishte i ftuar në Kongres, por guxoi të bëjë si zot shtëpie. Ilir Meta është ndarë nga Partia Socialiste që në kohën kur ishte Fatos Nano kryetar i PS. Madje janë ndarë si armiq. Meta krijoji parti të re me të cilën i tund dhëmbët Partisë Socialiste dhe me të cilën vë gjithë vendin në dilema. Në Kongres nuk foli si Rama. Ky, pas Ramës, tha se “Fatos Nano duhej të ishte këtu…!”. Më shumë se një ftesë për Nanon, ishte sfidë për Ramën, me kuptimin: ” Hë, more, ku e keni Nanon? Nuk të erdhi? As ka për t’u ardhur!”. Në të njëjtën kohë lëshoi një rrjetë dyshimi se “Nano mund të bëhet me mua, por kurrë me ju!”. Po të ndodhte kjo, atëherë grupimet e Ramës, alias socialiste, do të mbeteshin minorancë e minorancave. Kjo edhe mund të ndodhë.
Të gjithë kanë dahuri dhe të gjithë kanë frikë para të “Tetit në Broz”.
4,
Duartrokitësit e stunishëm; edhe këta folën.
Gjithë salla e Kongresit prej 2500 delegatësh, u ngrit më këmbë sa herë u përmend emri i Fatos Nanos. Këta mbajnë mend “kohën e bollëkut për të gjithë” të Nanos; por një pjesë e tyre veç kanë dëgjuar se si ishte një Fatos që u kthye në bronz. Tani e duartrokasin me ovacione. Por nuk duartrokasin Nanon. Këta duartrokasin liderin e ri që ka shkelmuar Nanon, dhe i thonë: “Jemi me ty edhe kur e fton, edhe kur e dëbon Nanon”. Kështu kishin duartrokitur kur e dëbuan atëherë. Por lideri i ri nuk është i mençur që të kuptojë se kështu do të duartrokasin edhe kur ky vetë të shkojë në ferr.
5.
Dhe të gjithë së bashku, folën.
Të gjithë së bashku, dmth., si lideri shok, si lideri armik, si militantët e verbër, si të tjerët, kanë një arsye pse kërkojnë të vijnë rreth zjarrit partizan te sheshi i të Tetit në Bronz. Sepse me Fatos Nanon duken si me zotin. Fatosin e duan si besimin që i bën të ndjehen të gjithë njësoj. Ky është njeriu, prandaj besojnë të gjithë në një zot. Veç për këtë e kanë besimin, që të ndjehen njësoj. Në Partinë Socialiste, siç dëshmohet shpesh, janë mbledhur grupime të çuditshme: Ka mjaftistë, ka sorroistë, ka maoistë, ka masonë, ka homoseksualë, etj. Asgjë nuk e bashkon njërin me tjetrin. Intuita e tyre dhe sidomos e liderit, kërkon që të kundërtit të besojnë se janë njësoj me njëri tjetrin. Për të ruajtur pushtetin, jo për gjë tjetër. Atëherë, bash për këtë u gjet Fatos Nano, “Zoti” që të gjithë këta e kanë gjuajtur me gurë dhe tani nuk ka më fuqi për rrufe.

Vetëvrasje për një faturë energjie / SOROS padit qeverinë shqiptare që e burgosi padrejtësisht

Screen Shot 2016-03-22 at 3.14.50 PM

Padia kërkon të nxjerrë në pah koston njerëzore të fushatës kundër vjedhjes së energjisë
Familjarët e të ndjerit Qamil Zelo, i cili u vetëvar dy vjet më parë në gjendje të rënduar psikologjike në burgun e Rrogozhinës pasi u arrestua nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë paditur OSHEE-në, Drejtorinë e Burgjeve dhe Prokurorinë, të cilat akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkaktuan vdekjen e tij.
Qeveria e qendrës së majtë e Kryeministrit Edi Rama ka udhëhequr gjatë dy viteve të fundit një fushatë pa kompromis kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke ndërprerë mijëra lidhje të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes, çfarë ka sjellë uljen e humbjeve joteknike dhe rritjen e arkëtimeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.
Megjithatë, përveç të ardhurave shtesë në arkat e korporatës publike të shpërndarjes së energjisë, kjo fushatë kundër paligjshmërisë e ndërmarrë në koordinim më policinë e shtetit ka prodhuar dhe një kosto njerëzore duke dërguar qindra njerëz pas hekurave.
Njeri prej të arrestuarve në kulmin e fushatës në tetor të vitit 2014 ishte dhe Qamil Zelo, një 52-vjeçar nga Lushnja që akuzohej nga OSHEE dhe policia se nëpërmjet një kontrate si abonent familjar furnizonte dhe dy dyqane të ndërtuara në banesën e tij. Pas arrestimit në flagrancë ndaj Zelos u vendos masa arrest me burg dhe ai u dërgua në burgun e Rrogozhinës, ku në gjendje të rënduar psikologjike i dha fund jetës në 28 dhjetor 2014.
Dokumentet e publikuara më pas, zbuluan se Zelo qe arrestuar në një situatë jo shumë të qartë ligjore pasi ai qe konsumator që i shlyente faturat e energjisë elektrike. Procesverbali i arrestimit shënonte se dy dyqanet e të ndjerit, të gjendura pranë banesës së tij, furnizoheshin me energji përmes kontratës së lidhur me shtëpinë e tij si konsumator familjar. Energjia e konsumuar nga dyqanet dhe shtëpia paguhej rregullisht. Teorikisht, ai duhej të lidhte kontrata të veçanta për dyqanet, por të gjithë e dinë se procedurat burokratike të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike i bëjnë kontrata të tilla shumë të vështira për t’u lidhur dhe tepër të kushtueshme. Për më tepër, energjia që konsumohej nga dyqanet rezulton se qe në sasi të vogël. (Link procesverbali i arrestimit)
Sa i përket dëmit ekonomik të shkaktuar, qeveria aludoi se duke e paguar energjinë e konsumuar nga dyqanet si konsum familjar, Zelo po paguante më pak, për shkak se tarifa e shitjes së energjisë për familjarët qe krahasimisht më e ulët.
Vetëvrasja e Zelos në prag të festimeve të Vitit të Ri, prodhoi një reagim publik të fortë në mediat sociale dhe akuza nga Partia Demokratike se politikat energjetike të qeverisë Rama po i çonin qytetarët e varfër në vetëvrasje. Dy vjet më vonë rrethanat që çuan në vetëflijimin e Zelos janë pjesë e një padie civile të ngritur nga familjarët e tij, e cila filloi të shqyrtohej të hënën në Gjykatën e Tiranës.
“Ne kemi paditur tre institucione: Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtorinë e Burgjeve dhe OSHEE-në, për shkak se si pasojë të veprimeve të këtyre institucioneve ka humbur jetën Qamil Zelo,” tha për BIRN Redi Ramaj, avokati i familjarëve të viktimës.
“Ne kërkojmë dëmshpërblim sepse në të gjithë veprimet e tjera institucionale nuk është marrë asnjë masë ndaj punonjësve të shteti dhe vetmja rrugë që i ka mbetur familjes është t’i drejtohet gjykatës,” shtoi Ramaj.
Në kohën kur u njoftua lajmi i vetëvrasjes, aktivistët e të drejtave të njeriut argumentuan se prokuroria dhe gjykata patën dhënë në mënyrë krejtësisht të pajustifikuar masën e sigurisë Arrest me Burg, në një kohë kur i akuzuari nuk dukej se përmbante kushtet për një masë të tillë ekstreme. Pas dhënies së masës së sigurisë në shkallën e parë, procesi i apelimit të masës së sigurisë në apel qe zvarritur për shumë kohë deri sa i akuzuari vari veten.
Një hetim i ngritur nga Prokuroria e Kavajës kundër punonjësve të burgut të Rrogozhinës të cilët ishin përgjegjës për mbrojtjen e jetës së Zelos tashmë është pushuar. Sipas Ramajt padia civile e ngritur nga familjarët e viktimës mbetet e vetmja mundësi për t’i mbajtur përgjegjës institucionet që sipas tij kontribuuan në vdekjen e tij.
Masa e arrestit e marrë ndaj Zelos nuk është një rast izoluar. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet një kërkese për të drejtën e informimit tregojnë se ndaj qindra të dyshuarve për veprën e vjedhjes së energjisë elektrike është marrë masa arrest me burg, edhe pse vepra penale për të cilët ato akuzohen nuk përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme vetëm në periudhën shtator 2014 – qershor 2015, 2,643 shqiptarë janë vendosur nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike sipas nenit 137 të Kodit Penal.
Prokurorët kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 536 nga këto raste. Për një numër të konsiderueshëm personash, të cilët i janë referuar prokurorisë nga policia dhe OSHEE, është vendosur pushimi i procedimit apo pezullimi i tij. Prokuroria bëri gjithashtu të ditur se për periudhën shtator 2014 – qershor 2015, në gjykatat shqiptare janë shpallur fajtorë 1,629 vetë.

Joleza drru nga kokaina: “Berluskoni socialist i thekur / Anila Basha xheloze për mua”

Screen Shot 2016-03-23 at 7.26.27 AM

Kryetarja e FRESSh Joleza Koka pasi ka këmbngulur që Berluskoni është i majtë dhe socialist i theku, nuk kursehet më për asgjë, ka kritikuar ashpër gazetaren Anila Basha.
“Të marrësh kritikë nga Anila Basha për politikën ndërkombëtare është gati si komplimet.
Ky lloj abuzimi duhet të marri fund. Koha që nëpërmjet shantazhit mediatik të marrësh ndonjë vend pune nuk pi ujë me këtë qeveri.
Është e jashtëligjshme ti vesh mikrofonin përpara njerëzve dhe ta transformosh lajmin si të duash. Kjo gazetari restorantesh duhet të marri fund edhe për hir të gazetarëve të tjerë që rrinë nga 20 orë në punë dhe i janë besnik të vërtetës.” – shkruan Joleza. Nuk dihet arsyeja e këtij shpërthimi te Jolezes kundër gazetares Anila Basha.

Lufta e tretë sapo ka filluar për interesa finaciare dhe energjitike

Ilir-Kulla

Nga Ilir Kulla
Viktimat e djeshme te pafajshme te Brukselit jane nje puzzle ne.nje loje te madhe e cila fillon diku ne Azi perfundon ne Europe dhe i ka efektet globale. Kush do paguaje per ate qe ndodhi. Natyrisht familjet e viktimave se pari, pastaj te gjoret refugjate rrugeve dhe detrave te Greqise dhe Turqise. Pastaj te gjithe emigrantet e gjore neper Europe te cilet punojne nga mengjesi deri ne darke per te ardhmen e tyre dhe per te sfiduar ksenofobine qe egziston per ta. Kufinjte do te mbyllen gjithnje e me shume , marreveshja e Shengenit do te dale jashte funksioni, muslimanet dhe islami do te fajesohen pa patur faj por do te paguajne per ate qe behet ne emer te tyre duke mos harruar qe kjo fare e keqe ne radhe te pare po shkaterron vete boten islame dhe arabe. E gjithe kjo behet vetem per interesa financiare dhe energjitike. Lufta e trete boterore ka filluar dhe mos thoni qe une perhap panik kot.

Pergjimet: Zbulohen SMS të Taulant Ballës/ Shërbimi Sekret Belg publikon skandalin

Pergjimet: Zbulohen SMS të Taulant Ballës/ Shërbimi Sekret Belg publikon skandalin


DOSJAA
DOSS
DESSS

Tuesday, March 22, 2016

Taulant Balla i shpëton bombave në Bruksel

balla1

Taulant Balla ndodhej pranë vendit ku ka ndodhur njëri prej sulmeve në Bruksel. Sipas tij, disa sekonda mund të ishin fatale për të, pasi ai ishte në stacionin e metrosë Maabeck, ku ndodhi edhe një nga shpërthimet.
“Brukseli nen sulme terroriste. Pas aeroportit u ktheva ne stacionin e metrose Maalbeck. Pak metra ose pak sekonda mund te ishin fatale. Edhe aty shperthim. Duhet me shume force per te goditur terrorizmin. Jane te pabese”, ka shkruajtur Balla në profiin e tij në Facebook.
Gjithsesi Taulanti ndihet i qetë në vetvete pasi e di shumë mirë që nuk bie rrufeja në hale...

Napolon Bonoparta: Me gratë flasë frengjisht, me burrat e mi flas shqip

Napoleon Bonaparti është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi. Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë, dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e mërziti Bonapartin dhe e detyroi të linte Rusinë.
Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez. Po të mos ishin pushtuar këto vende nga Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror. Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolucionin anglez, amerikan dhe francez.
Ai i ka dhënë qytetërimit botëror më shumë se sa mund të imagjinohet, sepse reformat e tij që bazoheshin në idetë iluministe të Revolucionit Francez, të cilat kishin të bënin me barazinë e shtetasve, lirinë, të drejtën e pronës etj., zgjuan popujt e shtypur nga feudalizmi prej shekuj. Revolucionet që përfshinë Evropën në vitin 1848, janë quajtur ndryshe dhe si “pranvera e popujve”. Ato janë meritë e reformave të Napoleonit, sepse me rënien e tij nga pushteti në vitin 1814-1815, reformat që ai kreu i anulluan nga mbretërit feudalë që u rikthyen në fron. Por njerëzit u zgjuan, nga të drejtat që u dha Napoloni, dhe nuk do të pranonin që të ribujkrobëroheshin përsëri, ndaj u rebeluan për t’i fituar këto të drejta.
Cila është origjina e këtij burri të madh?
Napoloni ka lindur në Korsikë, e cila një vit pas lindjes së tij kaloi nën sovranitetin francez. Lindi në një familje të vogël fisnikësh që nuk gëzonin pasuri të mjaftueshme për të jetuar normalisht. Sot është pranuar që nuk ishte francez, edhe pse bëri shumë për Francën.
1. – Shatobrion një studiues i famshëm francez i kohës, ka ngulur këmbë për origjinën e huaj të Napolonit. Ai ka qenë i bindur se ishte i huaj, por nëse do të ishte italian, do ta kishte theksuar.
2 - Janë studiuesit francezë ata që kanë komentuar origjinën shqiptare të Napoleonit. Myfit bej Libohova në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” të botuar në gjuhën turke thotë se Adolf Thiers që ka shkruar historinë e Revolucionit Francez, pra që është njohës i mirë i kësaj epoke se kishte jetuar afër kësaj kohe dhe që më vonë do të bëhej president i Francës, flet për origjinën shqiptare të Napolonit. Ai citon Thiers, i cili thotë se “kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.
3 – Në fakt, Myfit bej Libohova, në lidhje me shpjegimin e Adolf Thiers shton se “Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe. Në shekullin XV rreth 100.000 shqiptarë të larguar nga viset shqiptare të Shqipërisë, u vendosën në More. Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV në Peloponez kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit, por sipas tyre këta shqiptarë kanë ardhur nga Shqipëria. Ata qëndruan aty për rreth 100 vjet. Shqiptarët luftuan me Turqit, dhe pas vrasjes së prijësit të tyre me origjinë nga Himara, Pjetër Bua ikën për në Itali.
Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More që e këndojnë edhe sot shqiptarët kudo që janë, sidomos ata ta Italisë.
Myfit bej Libohova thotë se “është fakt që shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, siç është fakt se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.
4 – Një aristokrate franceze që jetoi në kohën e Napolonit, dukesha d’Arbantes gruaja e një nga gjeneralëve më të aftë dhe më besnik të Napolonit në librin e saj “Revolucioni, Perandoria dhe Restaurimi” thotë se Napolon Bonapartin e njeh së afërmi dhe që të dy janë me origjinë nga zona e Manit në Peloponez”. Ajo përmend, gjithashtu, dhe interesimin e beut të Manit që Bonoparti të çlirojë nga Turqit, Manin vendlindjen e gjyshërve të tyre. Në fakt, kjo dukeshë, burri i së cilës ishte mik i afërm i Napolonit e shkroi librin në kohën që jetonte Naploni, dhe fakti që ai nuk i përgënjeshtroi, tregon se këto fakte janë të vërteta.
5 – Studiuesi francez me origjinë nga Korsika, Rober D’Angely në veprën e tij Enigma e quan Bonopartin shqiptar, ashtu si Aleksandrin e Madh dhe Aleksandrin tjetër. Ky studiues Korsikan, një njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve, ka thënë me plot gojën se Napoloni ishte shqiptar. Ai sqaron se mbiemri i vërtetë i Napolonit ka qenë Kalëmiri, i cili është deformuar nga grekët gjatë kohës 100-vjeçare që familja e tij jetoi atje si Kalomeros, që do të thotë ana e mirë që u përkthye në italisht si Buonaparte. Pra, që mbiemri i tij i vërtetë është Napolon Kalëmiri e nëse do të përkthehej në italisht do të ishte Naplon Buoncavalo, dhe jo Napolon Buonaparte.
6 – Në ditarin e tij Napoloni shkruan, se kur po shkonte në një betejë detare kundër Albionit, pra Anglisë, i lutet që me të të ishin të gjithë paraardhësit e tij dhe përmend aty Ene Dardanidin, Akilin dhe Odisenë. Pra, përmend Trojanin Ene nga fisi i të cilëve janë Dardanët e sotëm, pra një pjesë e madhe e racës shqiptare të mbetur sot në Ballkan, i kërkoi ndihmë Odisesë që ishte një shqiptar tjetër nga Epiri Pellazg, po ashtu Akilit nga Thesalia dhe Fthija Pellazge. Këto tregojnë se ai e dinte shumë mirë origjinën e tij shqiptare dhe u kërkonte ndihmë këtyre heronjve. Po kështu, ai donte t’i ngjante Aleksandrit të Maqedonisë një tjetër shqiptari, dhe kur shkoi në Egjipt vizitoi vendin ku ka qenë varrosur Aleksandri, dhe thuhet se urdhëroi të gjithë ushtarët ta linin vetëm në dhomë.
8 – Një fakt i tërthortë është se kur zgjodhi simbolin e perandorisë së tij francezët i afruan gjelin dhe luanin, ndërsa ai zgjodhi shqiponjën, një simbol mijëra vjeçar të racës shqiptare, që edhe sot e kanë në flamurin dhe në emrin e shtetit të tyre. Shqiponjën – thoshte e kanë pasur simbol perandorët romakë, paraardhësit e mi, por në fakt, shqiponjën e vendosën në perandorin romake perandorët ilirë të Romës, që do të thotë se Napoloni i dinte mirë paraardhësit e tij.
8 – Robert D’Angely vë në dukje se Napoloni u bënte shpesh vizita familjeve shqiptare në Marsejë, që kishin ardhur nga Shqipëria, Greqia apo Italia. Pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Ç’e lidhte me shqiptarët? Ka vende në Evropë sot që nuk i njohin fare se kush janë shqiptarët dhe nga bie Shqipëria, ndërsa ai i njihte dhe u bënte vizita.
9 – Sipas prof. Eqrem Çabej “Njëri nga gjeneralët më besnikë të Napolon Bonapartit ka qenë edhe marshalli Ney. Njëri me trup të madh që nga gjatësia ia kalonte shumë perandorit. Thuhet se ky i fundit kur e qortonte, Ney-in, i thoshte se do t’ia shkurtonte ndryshimin që kishte me të në trup, dhe fjalët i shoqëronte me disa fjalë në një gjuhë të huaj, që marshalli Ney e shokët e tij nuk e kuptonin”. Cila ishte ajo gjuhë? Se po të ishte italisht padyshim që do ta kuptonin që bëhej fjalë për italishten. Pa dyshim gjuha shqipe që flitej krahas italishtes në shumë territore të saj.
10 – Ai gjithashtu, pati marrëdhënie të mira me Ali Tepelenën, të cilin e ndihmoi për të ngritur një ushtri të tijën dhe një fonderi për derdhjen e topave dhe barutit. Napoloni dërgoi konsull në Janinë, në kundërshtim me Portën dhe de fakto e njihte atë si kryeqytet të Shqipërisë. Ai donte që Shqipëria të ishte një shtet i pavarur nga Turqia.
11 – Të dhënat historike flasin se ka pasur një legjion shqiptar në ushtrinë e tij të cilin e ka mbajtur si gardë personale, sepse ata i kishte më të besuar.
12 – Familja Bonoparti në Itali ka pasur marrëdhënie me shqiptarët, kështu një vajzë e familjes së famshme Durrsaku, ka qenë martuar me Gabriel Bonopartin, me të cilin pati një djalë, Jerom Bonopartin. Gjatë qeverisjes së Italisë nga Napoloni, shqiptarët e familjes Durrsaku i ngriti në detyra të larta. Kështu, Francois Luis Jerom Durazzo u bë kont i perandorisë së Napolonit, dhe senator në 1808. Eshtrat e tij për meritat e mëdha prehen në Panteonin francez ku prehen burrat më të mëdhenj të Francës. Po kështu, një tjetër shqiptar i kësaj familjeje Gaetano Gian Luca Durazzo u bë kont i perandorisë frënge, mori titullin e patricit dhe u dekorua me urdhrin e kavalierit të legjionit të nderit, arriti të bëhej dhe çamberleni i perandorisë frënge.
13 – Aristidh Kola në librin e tij “Arvantasit” thotë se kur e pyetën Napolonin se cilën gjuhë konsideronte më të bukur u përgjigj “Kur flas me gra, më pëlqen të flas frëngjisht dhe kur flas me burrat e mi më pëlqen të flas shqip”
Pra, të dhënat direkte ose indirekte flasin për origjinën shqiptare të Napolonit të Madh, por ende ka vend që secili të thotë mendimin e tij në bazë të fakteve.
Napoloni u martua me një vejushë të quajtur Jozefina, e cila ishte me fëmijë dhe më e madhe sesa ai në moshë. Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas saj, aq sa nuk i shikonte fare difektet, dhe deri diku imoralitetin e saj. Pas kësaj ai u martua me princeshën bukuroshe austriake për arsye politike dhe jo sepse nuk e donte Jozefinën. Ai deri në momentet e fundit të jetës nuk e ndau nga mendja fiksimin Jozefinë. Me princeshën austriake pati djalin trashëgimtar që se trashëgoi kurrë të atin. Napoloni II i cili vdiq në moshë të re, rreth të 20, dhe që Napoloni nuk e pa më kurrë që nga dita që e la kur ishte foshnjë për të ikur në një ishull të vetmuar. Adolf Hitleri ia çoi eshtrat e të birit nga Austria në Francë për ta varrosur përjetësisht pranë të atit të tij, aty ku ndodhet edhe sot. Është për t’u çuditur veprimi i një fashisti si Hitleri kur dihet se Franca me Napoleonin e pushtoi Gjermaninë. Kjo i mbetet historisë për ta gjykuar. Në histori mbetet si një nga strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe e meriton plotësisht të quhet i madh. Djali i vëllait të Napoleonit me vajzën e Jozefinës, gruas së tij, u bë perandori i Francës me emrin Napoloni III. 

Kur Emily Ratajkowki shfaqet topless (FOTO-LAJM)

Emily Ratajkowski ka realizuar disa foto topless, ku shfaqet seksi dhe e nxehtë.   Ndërsa sheh fotot, çdo kush me siguri mendon "A mund t'i rezistiosh?".   Ajo ka zgjedhur të jetë gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me stoli.   Ja si duket 24-vjeçarja:













Akt vetëvrasës, atentatori në aeroportin e Brukselit ishte kamikaz



Akt vetëvrasës, atentatori në aeroportin e Brukselit ishte kamikaz Sulmi në aeroportin e Brukselit ku deri tani është raportuar për 11 viktima dhe mbi 20 të plagosur, është konfirmuar nga televizioni VRT se ishte një akt vetëvrasës nga ana e një kamikazi.   Një person u dëgjua të ulërinte dhe më pas të hapte zjarr me armë dhe menjëherë më pas një shpërthim i fuqishëm ndodhi.   E gjithë Belgjika është në gjendje të jashtëzakonshme dhe niveli i sigurisë është maksimal, pas shpërthimeve të shumta në kryeqytet.

Trump flet për Luftën e Tretë Botërore me Rusinë

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump, vazhdon të bëjë deklarata shqetësuese.
Pasi “The Economist” e rendiste zgjedhjen e Trump president si një kërcënim global, ja ku vjen një koment i kandidatit për Luftën e Tretë Botërore.
Duke folur për Washington Post, Trump tha se Amerika duhet të fokusohet më shumë në çështjet e brendshme.
Sipas tij, “NATO po na kushton një pasuri të tërë”.
“Ne po e mbrojmë Europën me NATO-n, por po shpenzojmë shumë para”.
Ai kërkoi që vende të tjera, si Gjermania, të marrin më shumë përgjegjësi.
“Ukraina nuk na ndikon shumë ne, por ne jemi në frontin e parë. Përse nuk merret Gjermania me këtë çështje. Përse ne jemi ne gjithmonë të parët që udhëheqim, potencialisht, Luftën e Tretë Botërore me Rusinë”.

Masa e sigurisë, hije skandali me shkresën e prokurorisë



Ndodh edhe kështu; pakujdesi, harresë apo edhe një ngatërresë e pakuptimtë, e dëmshme dhe pse jo edhe manipuluese. Një shkresë prokurorie, që mban firmën e kreut të prokurorisë së Tiranës është publikuar ditën e djeshme, ndërsa i është kërkuar prokurores, apo e ka bërë vetë prokurorja që të ndryshohet masa e sigurisë për një të ndaluar për vjedhje sendesh me vlerë nëpër makinat e qytetarëve duke përdorur një pult.

Mirëpo, ndërsa Prokuroria e Policia vijojnë të jenë në kundërshti faktesh e provash në lidhje me të ndaluarit e bluve, shkresa me një shënim mbi masën e sigurimit “arrest me burg” për vjedhësin, Deivis Muka, ka bërë që të hidhen hije dyshimi të shumëllojshme në lidhje me këtë akt. Referuar të dhënave nga akuza qendrore mësohet se gjithçka ka ndodhur nga një pakujdesi e prokurores së çështjes e cila ka hetuar vjedhjen që ka referuar policia e Tiranës për çiftin e të dashuruarve nga Kamza, të cilët sipas policisë kanë vjedhur jo pak, por të paktën 9 mjete. Djali, i cili falë prokurorisë dhe hetimit intensiv që ka bërë prokurorja Elina Kombi, ka mundur të fitojë lirinë dhe madje t`u tregojë gjykatës dhe shqiptarëve se ai ishte djalë drejtori në ministri dhe nuk kishte nevojë të vidhte, ndonëse është vërtetuar se ka vjedhur.

Policia e Shtetit nuk ka reaguar fare për dy ditë me radhë në lidhje me lirinë e dy të rinjve që u arrestuan për vjedhje, ndërsa Prokuroria e Tiranës bëri me dije se policia nuk ka asnjë lloj prove që të implikojë  të rinjtë në ngjarje të tjera. Muka është vërtetuar se i ka vjedhur sendet në mjetin e shtetasit Leonard Luzi, ndërsa e dashura e tij nuk ka qenë fare e pranishme në akt. E njëjta gjë është pranuar edhe prej dy protagonistëve që janë hetuar, ndërsa sipas prokurorisë të rinjtë nuk e posedonin fare atë pultin që pretendon policia. Rasti i vjedhjes në mjetin e Luzit, ka ndodhur pasi ai kishte lënë mjetin hapur, thotë hetimi, ndërsa tashmë historia e arrestimit, lirimit dhe të fshirjes së masës së sigurisë brenda një shkrese zyrtare dhe të firmosur nga një kryeprokuror, duket se janë kthyer në një lojë mes institucionesh.

Lirimi në gjykatë 

Të dyshuarit Deivis Muka dhe Matilda Mertini, të akuzuar për “vjedhje”, u liruan nga Gjykata, me kërkesë të prokurorisë, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje”. Këtë masë sigurie, mësohet se e ka kërkuar prokurorja e çështjes, Elina Kombi, pas udhëzimit të drejtuesit të prokurorisë së kryeqyteti, ku shikohet se është firmosur edhe shkresa me firmën e titullarit të këtij institucioni. Në kërkesën për lirim, të shpërndarë ditën e djeshme për mediat, mësohet se ka qenë “faji” i Policisë së Shtetit që nuk ka dërguar prova të tjera, që implikojnë dy të dyshuarit në vjedhjen e disa makinave, siç ka raportuar Policia e Shtetit në komunikatën që njoftoi për arrestimin e tyre. Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, rezulton se dy të dyshuarit Muka dhe Mertini kanë kryer vetëm vjedhjen e sendeve personale në një makinë të parkuar në një qendër tregtare.

Aty, të dyshuarit kanë vjedhur 4 parfume të markave të ndryshme, një orë “Rolex”, një palë syze dhe 260 euro që ndodheshin në mjetin “Benz”. Pas vjedhjes ata janë larguar me mjetin e tyre “Smart”, ku gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Ajo që bie në sy, në dosjen e Deivis Mukës është fakti se fillimisht për këtë të dyshuar, prokuroria ka vendosur të kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Por, pas dorëzimit të kërkesës në gjykatën e Tiranës, ky qëndrim ka ndryshuar duke ndërhyrë me korrektues, siç duket edhe në pamje, ku nga “arresti me burg” është shkruar me shkrim dore, në “detyrim për paraqitjeje”. Pavarësisht ndërhyrjeve me korrektues, prokurorja ka harruar të rregullojë të gjithë kërkesën, duke lënë në një vend që masa e përshtatshme është ajo e “arrestit me burg”. Bazuar në kërkesën e prokurorisë, gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre nga qelia, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje” çdo të hënë pranë oficerëve të policisë gjyqësore.

Puna e prokurorisë 

“Nga hetimet paraprake të procedimit penal të mësipërm që bën fjalë për veprën penale të vjedhjes e kryer në bashkëpunim provohet se shtetasja Matilda Mertini e ka kryer në këto rrethana: Më 13.03.2016 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në komisariatin e Policisë së Vorës shtetasi Leonard Luzi, i cili ka kallëzuar se atë ditë pasi ka parkuar makinën në shesh parkimin e qendrës tregtare “City Park” kur është kthyer pas një ore ka vënë re se i ishin vjedhur sendet brenda në mjetin e tij si; katër parfume të markave të ndryshme, një orë “Rolex”, një palë syze “Rayban” si dhe 260 euro, të cilat i kishte në kroskotin e mjetit të tij.

Pasi është marrë kallëzimi është shkuar në vendin e ngjarjes ku janë marrë pamjet filmike të ambienteve të parkimit dhe pas këqyrjes së tyre është konstatuar se autorë të vjedhjes ishin dy persona që kishin ardhur me mjetin “Smart”, ngjyrë të bardhë në orën 11:40 , pasi kishin dalë nga mjeti ishin një djalë dhe një vajzë. Djali është afruar me parë tek një mjet tjetër dhe ka kontrolluar atë për ta vjedhur. Më pas ka shkuar tek mjeti i kallëzuesit duke vjedhur sendet. Vajza e ka ndjekur me sy, me sa duket nga kamera, por veprimet e vjedhjes i ka kryer djali pasi është kryer verifikimi i targave ka rezultuar se mjeti tip “Smart” ishte në pronësinë e Matilda Mertinit ndërsa personi tjetër ishte Deivis Muka. Pasi janë shoqëruar, shtetasit e lartpërmendur, Deivis Muka e ka pranuar autorësinë e vjedhjes ndërsa Matilda ka shpjeguar se nuk ishte në dijeni të veprimeve të kryera nga miku i saj”.

Argumentimi i masës nga prokurorja 

Për sa i përket caktimit të masës së sigurimit ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore. Kështu ekziston një dyshim i arsyeshme e i bazuar në prova se i ndaluari Deivis Muk a ka kryer veprën penale të vjedhjes. Organi i hetimit e mbështet dyshimin në provat që do t`i bashkëngjiten kërkesave. Gjykata, në caktimin e llojit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj të arrestuarës, të ketë parasysh kriteret ligjore të caktimit të masës që janë:-përshtatshmëria e masës së sigurimit me nevojën e sigurimit.

-ruajtjen e një raporti të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit

- rrethanat e kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu në respektim të nenit 230 të K.Pr.Penale, duke vlerësuar shkallën relativisht të lartë të rrezikshmërisë që paraqet vepra penale e mësipërme për rrezikshmërinë e të dyshuarës, Matilda Mertini arrihet në përfundimin se masa e sigurimit detyrim për tu paraqitur më Policinë Gjyqësore, do të ishte një masë sigurimi personal plotësisht e përshtatshme. Për këto arsye kërkoj: Shqyrtimin për vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj  Matilda Mertinit, vendosjen e masës së sigurisë detyrim për tu paraqitur”. Po ashtu, me masë të fshirë, detyrim paraqitje u la në fuqi edhe për Deivis Mukën, ndonëse ky provohet se vodhi në mjetin e Luzit.

Brukseli ne gjendje alarmi, shperthime ne çdo ane 17 te vdekur/Video

Video/ Momenti i shpërthimit në aeroportin e Brukselit, 17 të vdekur dhe 40 të plagosur.

Ky është pikërisht momenti i shpërthimit në aeroportin e Brukselit. 17 të vdekur dhe 40 të plagosur qenë pasoja e dy shpërthimeve të fuqishme, që u pasuan nga dy të tjera në metrotë Maelbeek dhe Schumann. Shpërthimet në metro morën 10 jetë njerëzish. 
 
Brukseli është në gjendje alarmante. Puna është pezulluar. Strukturat e policisë dhe antiterrorizmit janë në këmbë.
Video: 
Video/ Momenti i shpërthimit në aeroportin e Brukselit, 17 të vdekur dhe 40 të plagosur

Për kolumbianin Oscar Vasquez Morales, edhe veprimet më të zakonshme gjatë ditës janë një sfidë e vërtetë.

Për kolumbianin Oscar Vasquez Morales, edhe veprimet më të zakonshme gjatë ditës janë një sfidë e vërtetë. Ai është 44 vjeç dhe peshon 400 kilogramë. Morales parashikon të humbasë 100 kilogramë në tre vitet e ardhshme përmes një trajtimi mjekësor që sapo ka nisur.

Ben Blushi: Me referendumin u shkel Kodi Zgjedhor në PS, kur unë luftoja me PD Rama ishte në emigracion, nëse nuk ndryshon situata do shoh mundësi të tjera

Ben Blushi ka paralajmëruar dje Edi Ramën se nuk do tërhiqet nga tentativat për të rikthyer demokracinë në Partinë Socialiste. Duke folur në një intervistë për “Top Channel”, Ben Blushi deklaroi se vendimi i Ramës për mbajtjen e referendumit tregon frikën që ka ai, teksa shtoi e ky ishte një veprim për të eliminuar kandidatët në garë. Nga ana tjetër Blushi u shpreh se referendumi bie ndesh me Kodin Zgjedhor të Partisë Socialiste. “Neni 56 i Kodit të Zgjedhjeve në PS thotë se referendum nuk mund të zhvillohet dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të PS. Kodi e shfuqizon zgjedhjet”, u shpreh ai. Sipas Blushit, ky vendim është marrë sepse gjithçka e vendos Kongresi dhe nuk ka pse të ketë referendum. Nga ana tjetër ai deklaroi se Rama i trembet humbjes së mbështetjes për shkak të varfërisë dhe keqqeverisjes. “Edi Rama po shkon në referendum sepse ka frikë. Referendumi është një mundësi për të eliminuar kandidatët në garë. Shkon në referendum Edi Rama përballë Edi Ramës, kurse në zgjedhje do të shkojë përballë dikujt tjetër”, tha Blushi.

Ja cilësitë teknike të 16 lojtarëve më të mirë të historisë

Ja cilësitë teknike të 16 lojtarëve më të mirë të historisëSajti ndërkombëtar “Goal.com” ka hapur një sondazh në internet për lojtarin më të mirë të historisë, duke përfshirë 16 emrat më të spikatur të lojës së top-këmbës, përfshi këtu edhe disa prej ikonave të futbollit botëror.   1.Lionel Mesi: Argjentinasi është unik sa i takon driblimit. Vetëm 28 vjeç ai konsiderohet nga disa që tani si lojtari më i mirë i historisë. Është cilësuar shpesh edhe si “lojtar playstation” dhe ka rekordin e pesë topave të artë;   2.Ronaldinjo: Cilësohet si një lojtar mbresëlënës në lojën me topin, fitues i Kupës së Botës në vitin 2002 dhe fitues Champions, me peshë të madhe tek sukseset e Barcelonës;   3.Johan Krujf: Holandezi i dalë nga futbolli total është një nga lojtarët me më shumë ndikim në historinë e futbollit botëror. I përsosur në të gjitha ekipet ku luajti, ai mbetet kandidat i fortë;   4.Alfredo Di Stefano: Me origjinë argjentinase ai la gjurmë në fitimin shumë trofeve me Real Madrid. Është cilësuar si lojtar i kompletuar nga bashkëkohësit;   5. Paolo Maldini: Cilësohet si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave, një njeri model në fushë e jashtë saj, i pakapërcyeshëm nga sulmuesit më të mirë të kohërave si Maradona e Van Basten;   6.Franz Bekenbauer: Një lojtar brilant që jepte shpirtin në fushë, me autoritet dhe një lider. Arriti suksese të papara me Bajernin dhe me Gjermaninë, duke fituar Kupë Bote më 1974;   7.Kristiano Ronaldo: E nisi lojën si një lojtar i hollë e i dobët, por përfundoi si një makineri fizike e pazakontë. Është superlojtar dhe do të mbahet mend gjatë;   8.Ronaldo: Braziliani mbetet ndër lojtarët më të mëdhenj të kohërave. I quajtur “Fenomeni”, ai pati në lavdi të pazakontë. Pothuajse e pamundur të ndalohej, por u kushtëzua shumë nga dëmtimet;   9. Pele: Për shumë vetë lojtari më i mirë i historisë, ai ra në sy për faktin se ishte një driblues i pazakontë, magjistar me topin dhe fitues i 3 kupave të botës. Pothuajse i papërsëritshëm.   10.Eusebio: Portugezi i ndarë nga jeta ka qenë një lojtar brilant. I shpejtë dhe i fuqishëm, ai fitoi shumë trofe, por kulmin e pati në Botërorin 1966;   11.Mishel Platini: Francezi ishte një lojtar brilant, një nga më të mirët që ka prodhuar Europa ndonjëherë, fitues tre herë radhazi i Topit të Artë dhe fitues i Europianit 1984.   12.Zinedin Zidane: Me një teknikë të mrekullueshme e të paarritshme korri shumë suksese në karrierë. I dha Francës një Botëror në vitin 1998 dhe do të mbahet mend si lojtar gjenial.   13. Ferenc Pushkash: Sot ka një çmim për nder të tij. Hungarezi ka qenë një lojtar i pazakontë, magjistar me topin dhe fenomenal në lojë. Absolutisht më i miri i Europës Lindore.   14.Marko Van Basten: Lojtar brilant, sulmues klasi dhe fitues i madh me Holandën e Milanin. Golat e tij ende klikohen si më të bukurit. E la futbollin herët për shkak dëmtimesh, vetëm 29 vjeç.   15.Xhorxh Best: Veriirlandezi mund të konsiderohet pa frikë si një nga më të mirët e historisë. Lojtar gjenial, fitues i Topit të Artë më 1968, driblues klasi dhe lojtar magjistar. U alkoolizua dhe u tërhoq nga futbolli vetëm 27 vjeç.   16.Diego Maradona: Për shumë njerëz është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Fenomenal, unikal, një magjistar i vërtetë, një makineri fizike, pothuajse i pandalshëm, problematik, por i dha Argjentinës Kupë Bote (1986), mori Napolin nga hiçi e çoi në majën e Europës.

Si të thyejmë kodin e iPhone? FBI gjen mënyrën

Një kthesë e befasishme ajo e një prej rasteve gjyqësore më të diskutuara, ajo e Apple kundër FBI-së. Kjo e fundit ka deklaruar se ka gjetur mënyrën për të hyrë në iPhone-in që i përkiste vrasësit të San Bernardino. Departamenti i Drejtësisë, ka kërkuar një pezullim të seancës gjyqësore e parashikuar sot në orën 13.00 me orën lokale (21.00 me orën tonë).   Bëhet fjalë për një ngjarje vërtetë të shumë pritur, të cilës i ishte referuar dhe administratori Tim Cook në prezantimin e produkteve të reja. Nëpërmjet një dokumenti të prezantuar në Gjykatën e Riverside, ditën e hënë, qeveria ka thënë  se “një palë e tretë i ka treguar FBI një metodë të mundshme për të zhbllokuar iPhone di Farook. Një fazë testimi është kërkuar për të përcaktuar nëse është një metodë e vlefshme për të hapur telefoni.   “Nëse kjo do të ishte një mënyrë e mundshme për të arritur qëllimin, nuk do të ishte më e nevojshme ndihma e Apple”.   Ende nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e palës së tretë që ka ofruar metodën. Çfarë do të ndodhë?   Kjo kthesë e papritur e FBI-së, mund të kthehet  shumë e dëmshme për imazhin e Apple, e cila aktualisht kërkon nga qeveria të tregojë, si në një lojë pokeri, çfarë letrat ka në dorë.   Aktualisht kompania ende në ka dijeni në lidhje me sistemin që do të përdorë qeveria në përpjekje për të hyrë në telefonin e Farook.   Po kjo lëvizje e befasishme mund të transformohet  në një bumerang dhe për autoritet amerikane.   Për më shumë se një muaj, ekspertët e qeverisë kanë pretenduar që “vetëm Apple” kishte teknikët e duhur për të asistuar në çështjen e San Bernardino.   Në më pak se 48 orë nga seanca gjyqësore një ”burim i jashtëm” prezantohet si zgjidhje e problemit.   Deklarata e FBI-së kanë bërë një rezonancë të madhe ne botë, sepse kanë sjellë në vëmendjen që ekspertë të fushës në sigurisë elektronike dhe hacker-ingut, janë të interesuar në këtë çështje.
Si të thyejmë kodin e iPhone? FBI gjen mënyrën

“Selfie” i fundit i pasagjeres së avionit të rrëzuar nga era e fortë (VIDEO)

rusja

Artisja e make­-up­-it, Anna Sergeeve, shfaqet e buzëqeshur para kamerës së telefonit të saj, pak para se të udhëtonte nga Dubai për në Rostov.

Ajo nuk e dinte se kjo ishte edhe “selfie” i fundit. Këtë foto e publikoi pak pasi kishte hipur në avionin “FlyDubai”, që u rrëzua në jug të Rusisë për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë, një video 3D tregon se si ka ndodhur ngjarja e rrëzimit të avionit që erdhi për shkak të erës së fortë gjatë uljes në aeroport.
VIDEO:



Monday, March 21, 2016

Ja loja e vërtetë që luhet në Siri: Emaile te reja nga arkivi i Hilari Klintonit



Emailet e reja të Hilari Klintonit tregojnë lojën e ndyrë që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur dhe po luajnë në Lindjen e Mesme dhe në veçanti në Siri.
Publikuar nga Wikileaks, marrë nga emaili personal i Hilari Klintonit tregohet se si SHBA e panë të arsyeshme një nxitje të luftës në Siri duke përfituar rrëzimin e Asadit, rëniet e rolit të Iranit në Siri dhe ardhjen e një qeverie kukull në Siri.
Sipas emaileve shpjegohet qartazi se lufta e cila po zgjat për 5 vjet është nxitur nga SHBA-të në ndihmë të Izraelit. Diskutimet qartazi shprehin se ajo që udhëheqësit ushtarakë izraelitë me të vërtetë shqetësohen - por nuk mund të flasin rreth saj - është humbja e monopolit të tyre bërthamor. Një aftësi e armëve bërthamore iraniane, jo vetëm që do të përfundojë atë monopol bërthamor, por gjithashtu mund të nxisë kundërshtarë të tjerë, të tillë si Arabia Saudite dhe Egjipti.
Lufta e bërë në Siri mund të sjellë fitoren e cila mund të mos vijë shpejt apo lehtë, por ajo do të vijë, thuhet në email. Dhe fitimi do të jetë thelbësor. Irani strategjikisht do të izolohet , në gjendje të ushtrojë ndikimin e tij në Lindjen e Mesme. Regjimi i rezultuar në Siri do t'i shohë Shtetet e Bashkuara si një mik, jo një armik. Uashingtoni do të fitojë njohje të konsiderueshme pasi po lufton për njerëzit në botën arabe, e jo për regjimet e korruptuara.
Lexoni më poshtë emailet e plota të marra nga faqja e Wikileaks.

Irani i ri dhe Siria Dokumenti 2
Nga: Për: Data: 2000-12-31 22:00
Titulli: Irani i ri dhe Siria Dokumenti 2

I paklasifikuar
SHBA, Departamenti i Shtetit
Nr. i çështjes: F-2014-20439
Nr. i doc. C05794498
Dara: 11/30/2015
Publikimi i plotë
Mënyra më e mirë për ta ndihmuar Izraelin lidhur me aftësinë në rritje bërthamore të Iranit është ndihma ndaj popullit të Sirisë për të përmbysur regjimin e Bashar al Asadit. Negociatat për të kufizuar programin bërthamor të Iranit nuk do të zgjidhë dilemën e sigurisë të Izraelit. As nuk do ta ndalojnë Iranin nga përmirësimi i një pjesë të rëndësishme të ndonjë programi të armëve bërthamore - aftësinë për të pasuruar uraniumin.
Në rastin më të mirë, bisedimet mes fuqive të mëdha të botës dhe Iranit që filluan në Stamboll këtë prill dhe do të vazhdojnë në Bagdad në muajin maj do t'i mundësojë Izraelit të shtyjë me disa muaj një vendim mbi nisjen e një sulmi mbi Iranin që mund të provokojë një luftë të madhe në Lindjen e Mesme. Programi bërthamor i Iranit dhe lufta civile në Siri mund të duken pa lidhje me njëra tjetrën, por ata kanë. Për udhëheqësit izraelitë, kërcënimi i vërtetë nga një Iran me armë bërthamore nuk është perspektiva e një lideri iranian të çmendur i cili nis një sulm të paprovokuar bërthamor iranian në Izrael, që mund të çojë në asgjësimin e dy vendeve. Ajo që udhëheqësit ushtarakë izraelitë me të vërtetë shqetësohen - por nuk mund të flasin rreth saj - është humbja e monopolit të tyre bërthamor. Një aftësi e armëve bërthamore iraniane, jo vetëm që do të përfundojë atë monopol bërthamor, por gjithashtu mund të nxisë acarimin e kundërshtarëve të tjerë, të tillë si Arabia Saudite dhe Egjipti.
Rezultati do të jetë një ekuilibër i pasigurt bërthamor në të cilin Izraeli nuk mund t'i përgjigjet provokimeve me sulme konvencionale ushtarake në Siri dhe Liban, ashtu si ajo mundet sot.
Nëse Irani do të arrijë pragun e një shteti të armëve bërthamore, Teherani do ta shohë më të lehtë t'i bëjë thirrje aleatëve të saj në Siri dhe Hezbollahut për të goditur Izraelin, duke e ditur se armët e tij bërthamore do të shërbejnë si një pengesë për Izraelin në përgjigje ndaj vetë Iranit.
Le të kthehemi në Siri. Është marrëdhënia strategjike mes Iranit dhe regjimit të Bashar al Asadit në Siri, që bën të mundur që Irani të minojë sigurinë e Izraelit - jo nëpërmjet një sulmi të drejtpërdrejtë, e cila në tridhjetë vitet e armiqësisë mes Iranit dhe Izraelit asnjëherë nuk ka ndodhur, por me anë të luftës së saj me bedel në Liban, si Hezbollahu, të cilët janë të qëndrueshëm, të armatosur dhe trajnuar nga Irani nëpërmjet Sirisë. Fundi i regjimit të Asadit do ta përfundojë këtë aleancë të rrezikshme. Udhëheqja e Izraelit e kupton mirë se pse mundja e Asadit tani është në interesat e saj. Duke folur në emisionin Amanpour CNN javën e kaluar, ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak argumentoi se rrëzimi i Asadit do të jetë një goditje e madhe për aksin radikal, goditje e madhe për Iranin. Kjo është e vetmja avancë e ndikimit iranian në botën arabe ... dhe kjo do të dobësojë në mënyrë dramatike si Hezbollahun në Liban dhe Hamasin dhe Xhihadim Islamik në Gaza. Rrëzimi i Asadit nuk do të jetë vetëm një ndihmë masive për sigurinë e Izraelit, kjo do të lehtësojë frikën e humbjes së kuptueshme të monopolit bërthamor të Izraelit. Pastaj, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara mund të jenë në gjendje të zhvillojnë një pikëpamje të përbashkët, mbi atë nëse programi iranian është aq i rrezikshëm sa veprimi ushtarak mund të jetë i garantuar.
Tani për tani, është kombinimi i aleancës strategjike të Iranit me Sirinë dhe progresin e qëndrueshëm në programin e pasurimit bërthamor të Iranit që ka çuar liderët izraelitë për të menduar një sulm të papritur - nëse është e nevojshme mbi kundërshtimet e Uashingtonit. Me largimin e Asadit, dhe me Iranin që nuk është më në gjendje të kërcënojë Izraelin nëpërmjet veglave te tij, është e mundur që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të mund të bien dakord për vijat e kuqe se kur programi i Iranit ka kaluar një prag të papranueshëm. Me pak fjalë, Shtëpia e Bardhë mund ta lehtësojë tensionin që ka zhvilluar me Izraelin mbi Iranin duke bërë gjënë e duhur në Siri. Rebelimi në Siri tani ka zgjatur më shumë se një vit. Opozita nuk po largohet, as regjimi nuk do të pranojë një zgjidhje diplomatike nga jashtë. Me jetën e tij dhe familjen e tij në rrezik, vetëm kërcënimi apo përdorimi i forcës do mund të ndryshojë mendjen e diktatorit sirian Bashar Asad.
I paklasifikuar
SHBA Departamenti i Shtetit
 Nr. i çështjes F-2014-20439
Nr. doc C05794498
Data: 11/30/2015
Administrata Obama ka qenë kuptueshëm e kujdesshme në angazhimin në një operacion ajror në Siri, si ai i kryer në Libi për tri arsye kryesore. Ndryshe nga forcat opozitare të Libisë, rebelët sirianë nuk janë të unifikuar dhe nuk mbajnë territor.
Liga Arabe nuk ka bërë thirrje për ndërhyrje të jashtme ushtarake ashtu siç bëri në Libi. Dhe rusët janë kundër. Libia ishte një rast më i lehtë. Por përveç qëllimit të lavdërueshëm për të kursyer civilët libianë nga sulmet e mundshme nga regjimi i Gadafit, operacioni libian kishte pasoja afatgjate për rajonin. Siria është më e vështirë. Por, suksesi në Siri do të ishte një ngjarje transformuese për Lindjen e Mesme. Jo vetëm që një tjetër diktator i pamëshirshëm do të dorëzohej ndaj opozitës masive në rrugë, por rajoni do të ndryshojë për mirë, pasi Irani nik do të ketë një pikëmbështetje në Lindjen e Mesme nga e cila të kërcënojë Izraelin dhe të prishë stabilitetin në rajon. Ndryshe nga Libia, një ndërhyrje e suksesshme në Siri do të kërkojë lidership të konsiderueshëm diplomatik dhe ushtarak nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni duhet të fillojë të shprehë gatishmërinë e tij për të punuar me aleatët rajonalë si Turqia, Arabia Saudite dhe Katari për të organizuar, trajnojë dhe armatosë forcat rebele siriane. Shpallja e një vendimi të tillë, në vetvete, ka të ngjarë të shkaktojë dezertimet e konsiderueshme nga ushtria siriane. Pastaj, duke përdorur territorin në Turqi dhe ndoshta Jordani, diplomatë të SHBA-së dhe zyrtarë të Pentagonit mund të fillojnë të forcojnë opozitën.
Kjo do të marrë kohë. Por rebelimi do të vazhdojë për një kohë të gjatë, me ose pa përfshirje të SHBA-së. Hapi i dytë është për të zhvilluar mbështetje ndërkombëtare për një operacion ajror të koalicionit. Rusia nuk do ta mbështesë një mision të tillë, kështu që nuk ka asnjë pikë që vepron nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Disa argumentojnë se përfshirja e SHBA-së rrezikon një luftë më të gjerë me Rusinë. 
Por shembulli i Kosovës tregon ndryshe. Në këtë rast, Rusia kishte lidhje të vërteta etnike dhe politike me serbët, të cilat nuk ekzistojnë mes Rusisë dhe Sirisë, dhe madje edhe atëherë Rusia ka pak më shumë se ankohen. Zyrtarët rusë kanë pranuar tashmë se nuk do të qëndrojnë në rrugë, nëse vjen ndërhyrja. Armatosja e rebelëve sirianë dhe përdorimi i fuqisë ajrore perëndimore për të rrëzuar helikopterët dhe aeroplanët sirianë është një qasje fitimi i lartë me kosto të ulët. Për sa kohë që liderët politikë të Uashingtonit qëndrojnë të fortë në idenë se nuk do të vendoset asnjë trup tokësor i SHBA-së, siç bënë në Kosovë dhe Libi, shpenzimet e Shteteve të Bashkuara do të jenë të kufizuara.
Fitorja mund të mos vijë shpejt apo lehtë, por ajo do të vijë. Dhe fitimi do të jetë thelbësor. Irani strategjikisht do të izolohet , në gjendje të ushtrojë ndikimin e tij në Lindjen e Mesme. Regjimi i rezultuar në Siri do t'i shohë Shtetet e Bashkuara si një mik, jo një armik. Uashingtoni do të fitojë njohje të konsiderueshme pasi po lufton për njerëzit në botën arabe, e jo për regjimet e korruptuara. Për Izraelin, shkaku për një rrufe në qiell nga sulmi blu në objektet bërthamore të Iranit do të lehtësohet. Dhe një regjim i ri sirian mund të jetë i hapur për veprime për bisedimet e paqes me Izraelin. Hezbollahu në Liban do të shfaroset nga sponsori i saj iranian derisa Siria nuk do të jetë një pikë tranziti për trajnim iranian, ndihmë dhe raketa. Të gjitha këto përfitime strategjike dhe perspektiva për të kursyer jetët e mijëra civilëve nga vrasja nga duart e regjimit të Asadit (10,000 tashmë janë vrarë në këtë vit të parë të luftës civile). Me heqjen e vellos së frikës nga populli sirian, ata duken të vendosur për të luftuar për lirinë e tyre. Amerika mund dhe duhet t'i ndihmojë ata - dhe duke bërë kështu të ndihmojë Izraelin dhe të ndihmojër zvogëlimin e rrezikut të një lufte më të gjerë.

Marrë nga Wikileaks