Friday, March 18, 2016

Ky Lamborghini është në shitje për vetëm një dollar (Foto)

Të blesh një Lamborghini kurrë nuk ka qenë më lirë, të paktën në Zelandë të Re.
Një Lamborghini Huracan i vitit 2015, që i ri kushton 500,000 dollarë, është dalë në shitje në ‘Trade Me’ të Zelandës së Re për vetëm një dollarë.

‘Trade Me’ është faqja më e madhe e internetit në Zelandë të Re që merret me shitjen e veturave, transmeton Gazeta Express.
Edhe pse vetura është në shitje për një dollarë, ajo sigurisht se nuk funksionon – për shkak se është komplet e shkatërruar.
Vetura italiane e dëmtuar rëndë ishte përfshirë në një aksident. Fotografitë e veturës shfaqin pothuajse të gjitha pjesët e saj të dëmtuara. Megjithatë, motori dhe pjesa prapa e veturës duket se nuk janë dëmtuar.
lambor

No comments:

Post a Comment