Tuesday, March 22, 2016

Ja cilësitë teknike të 16 lojtarëve më të mirë të historisë

Ja cilësitë teknike të 16 lojtarëve më të mirë të historisëSajti ndërkombëtar “Goal.com” ka hapur një sondazh në internet për lojtarin më të mirë të historisë, duke përfshirë 16 emrat më të spikatur të lojës së top-këmbës, përfshi këtu edhe disa prej ikonave të futbollit botëror.   1.Lionel Mesi: Argjentinasi është unik sa i takon driblimit. Vetëm 28 vjeç ai konsiderohet nga disa që tani si lojtari më i mirë i historisë. Është cilësuar shpesh edhe si “lojtar playstation” dhe ka rekordin e pesë topave të artë;   2.Ronaldinjo: Cilësohet si një lojtar mbresëlënës në lojën me topin, fitues i Kupës së Botës në vitin 2002 dhe fitues Champions, me peshë të madhe tek sukseset e Barcelonës;   3.Johan Krujf: Holandezi i dalë nga futbolli total është një nga lojtarët me më shumë ndikim në historinë e futbollit botëror. I përsosur në të gjitha ekipet ku luajti, ai mbetet kandidat i fortë;   4.Alfredo Di Stefano: Me origjinë argjentinase ai la gjurmë në fitimin shumë trofeve me Real Madrid. Është cilësuar si lojtar i kompletuar nga bashkëkohësit;   5. Paolo Maldini: Cilësohet si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave, një njeri model në fushë e jashtë saj, i pakapërcyeshëm nga sulmuesit më të mirë të kohërave si Maradona e Van Basten;   6.Franz Bekenbauer: Një lojtar brilant që jepte shpirtin në fushë, me autoritet dhe një lider. Arriti suksese të papara me Bajernin dhe me Gjermaninë, duke fituar Kupë Bote më 1974;   7.Kristiano Ronaldo: E nisi lojën si një lojtar i hollë e i dobët, por përfundoi si një makineri fizike e pazakontë. Është superlojtar dhe do të mbahet mend gjatë;   8.Ronaldo: Braziliani mbetet ndër lojtarët më të mëdhenj të kohërave. I quajtur “Fenomeni”, ai pati në lavdi të pazakontë. Pothuajse e pamundur të ndalohej, por u kushtëzua shumë nga dëmtimet;   9. Pele: Për shumë vetë lojtari më i mirë i historisë, ai ra në sy për faktin se ishte një driblues i pazakontë, magjistar me topin dhe fitues i 3 kupave të botës. Pothuajse i papërsëritshëm.   10.Eusebio: Portugezi i ndarë nga jeta ka qenë një lojtar brilant. I shpejtë dhe i fuqishëm, ai fitoi shumë trofe, por kulmin e pati në Botërorin 1966;   11.Mishel Platini: Francezi ishte një lojtar brilant, një nga më të mirët që ka prodhuar Europa ndonjëherë, fitues tre herë radhazi i Topit të Artë dhe fitues i Europianit 1984.   12.Zinedin Zidane: Me një teknikë të mrekullueshme e të paarritshme korri shumë suksese në karrierë. I dha Francës një Botëror në vitin 1998 dhe do të mbahet mend si lojtar gjenial.   13. Ferenc Pushkash: Sot ka një çmim për nder të tij. Hungarezi ka qenë një lojtar i pazakontë, magjistar me topin dhe fenomenal në lojë. Absolutisht më i miri i Europës Lindore.   14.Marko Van Basten: Lojtar brilant, sulmues klasi dhe fitues i madh me Holandën e Milanin. Golat e tij ende klikohen si më të bukurit. E la futbollin herët për shkak dëmtimesh, vetëm 29 vjeç.   15.Xhorxh Best: Veriirlandezi mund të konsiderohet pa frikë si një nga më të mirët e historisë. Lojtar gjenial, fitues i Topit të Artë më 1968, driblues klasi dhe lojtar magjistar. U alkoolizua dhe u tërhoq nga futbolli vetëm 27 vjeç.   16.Diego Maradona: Për shumë njerëz është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Fenomenal, unikal, një magjistar i vërtetë, një makineri fizike, pothuajse i pandalshëm, problematik, por i dha Argjentinës Kupë Bote (1986), mori Napolin nga hiçi e çoi në majën e Europës.

No comments:

Post a Comment