Vidolajm/ Mundet Juve, Vrenozi: O Edi, o ters Pojani, o squfur….
Postuar më: 17 Mars 2016 17:51
Pasi ka humbur ndeshjen e djeshme 2 me 3 me Bajernin, duket se Juventusi e ka pasur tersin në Shqipëri. Kështu është të paktën për korçarin e famshëm, blogerin, Ilir Vrenozi, i cili e ka damkosur kryeministrin rama edhe me një epitet të ri, “Tersi i Pojanit”.
Ky reagim ka ardhur pas këtij statusi: “Kjo Juve eshte nje frymezim per forcen e shpirtit te vertete te skuadres ne perpjekjen drejt qellimit te perbashket! Super sido qe te dale…”,- të cilin kryeministri Edi Rama e postoi menjëherë pas pjesës së parë të ndeshjes Juventus-Bayern.
Por ja çfarë shkruan Ilir Vrenozi, i cili i faturoi Ramës humbjen e Juventusit: “Po mos fole para kohe o ters i Pojanit”.
No comments:
Post a Comment