Kryeministri Edi Rama pati disa momente të sikletshme gjatë takimit të djeshëm në Shkodër, kur u përball me deputeten Mimoza Hafizi.
Megjithatë, ai duket se ka mbetur i entuziazmuar nga mbushja plot e Pallatit të Sportit.
“Dje për anëtarësimet e reja në Pallatin e Sportit të Shkodrës që asnjëherë nuk ka qenë kaq plot e përplot në një takim politik.
Numri i lartë i prurjeve të reja në Partinë Socialiste edhe në Shkodër, është komplimenti më i bukur që i bëhet qeverisjes sonë, për reformat e guximshme që nuk u bënë në njëzet e kusur vite.
Puna që Partia Socialiste si forca udhëheqëse e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ka bërë në qeverisjen e vendit, i ka dhënë një mesazh të qartë dhe të thjeshtë çdo shqiptari që arsyeton me kokën e tij dhe jo me kokën e SHQUP-it.
Asgjë nuk është e lehtë, Shqipëria që duam nuk bëhet me fjalë, por bëhet me shumë punë, me shumë mund, me shumë durim. Dhe për të bërë Shqipërinë që meriton çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi dhe mbi të gjithë gjenerata tjetër, na duhet të marrim përsipër disa gjëra aspak të lehta që të tjerët para nesh nuk i bënë,” shkruan Rama në FB.









No comments:
Post a Comment