Tuesday, March 22, 2016
Si të thyejmë kodin e iPhone? FBI gjen mënyrën
Një kthesë e befasishme ajo e një prej rasteve gjyqësore më të diskutuara, ajo e Apple kundër FBI-së. Kjo e fundit ka deklaruar se ka gjetur mënyrën për të hyrë në iPhone-in që i përkiste vrasësit të San Bernardino. Departamenti i Drejtësisë, ka kërkuar një pezullim të seancës gjyqësore e parashikuar sot në orën 13.00 me orën lokale (21.00 me orën tonë). Bëhet fjalë për një ngjarje vërtetë të shumë pritur, të cilës i ishte referuar dhe administratori Tim Cook në prezantimin e produkteve të reja. Nëpërmjet një dokumenti të prezantuar në Gjykatën e Riverside, ditën e hënë, qeveria ka thënë se “një palë e tretë i ka treguar FBI një metodë të mundshme për të zhbllokuar iPhone di Farook. Një fazë testimi është kërkuar për të përcaktuar nëse është një metodë e vlefshme për të hapur telefoni. “Nëse kjo do të ishte një mënyrë e mundshme për të arritur qëllimin, nuk do të ishte më e nevojshme ndihma e Apple”. Ende nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e palës së tretë që ka ofruar metodën. Çfarë do të ndodhë? Kjo kthesë e papritur e FBI-së, mund të kthehet shumë e dëmshme për imazhin e Apple, e cila aktualisht kërkon nga qeveria të tregojë, si në një lojë pokeri, çfarë letrat ka në dorë. Aktualisht kompania ende në ka dijeni në lidhje me sistemin që do të përdorë qeveria në përpjekje për të hyrë në telefonin e Farook. Po kjo lëvizje e befasishme mund të transformohet në një bumerang dhe për autoritet amerikane. Për më shumë se një muaj, ekspertët e qeverisë kanë pretenduar që “vetëm Apple” kishte teknikët e duhur për të asistuar në çështjen e San Bernardino. Në më pak se 48 orë nga seanca gjyqësore një ”burim i jashtëm” prezantohet si zgjidhje e problemit. Deklarata e FBI-së kanë bërë një rezonancë të madhe ne botë, sepse kanë sjellë në vëmendjen që ekspertë të fushës në sigurisë elektronike dhe hacker-ingut, janë të interesuar në këtë çështje.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment