Monday, March 21, 2016

Bashkëshortja e Tan Lames: Nuk do të lija të ikje si pa të keq

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, kreu një operacion të vështirë në zemër.
Tashmë ai është duke e marrë veten.
Bashkëshortja e tij, Mirela, ka postuar një mesazh prekës për të shoqin.
“Perfundimisht njeriu duhet te kapet dhe ta provoj dhe fijen e fundit te shpreses, sepse ku ka shprese ka jete.
Faleminderit Dr. Andit, dr. Bekimit dhe dr. Shpendit, doktoreve duararte qe bene te rilindtte Tani.
Faleminderit Bardhit dhe Stokes qe i dhane ndihmen e pare, faleminderit juve miq qe me qendruat prane ne keto dite te veshtira dhe nje falenderim te madh Zotit per fatin qe i dha Tanit gjate gjithe kesaj pershkuarje te veshtire.
Tani im shtrenjte, kam 21 vjet me ty.
Mos kujto se do te te lija te me ikje keshtu si pa te keq.
Te duhen edhe dhjetra te tjere qe te shqitesh nga une. Te kam xhaaaaaaaan!!!” shkruan Mirela.

No comments:

Post a Comment