Thursday, March 17, 2016

TABELA/ Taksa si në Francë. BERZH: Në Shqipëri barra e taksave ka arritur në 40 %

taksa

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim deklaroi se Shqipëria ka humbur avantazhin e taksave të ulëta, pasi barra fiskale në vend është rritur fort dhe tani krahasohet me ato të ekonomive të pasura të Bashkimit Europian. Në një raport të posaçëm për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, BERZH thekson se Shqipëria dhe Serbia janë dy ekonomitë me taksat më të larta në rajon, me diferencë të madhe nga vendet e tjera.
taksat shqiperi“Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor ku barra e taksave ndaj fitimit të biznesit ka arritur thuajse nivelin e vendeve të BE-së, rreth 40 për qind,” vërejnë ekspertët e BERZH në raport.
Problemi i Shqipërisë është se gjendet në mesin e vendeve me taksat më të ulëta në botë, çka është një dizavantazh i madh për vendin në sytë e investiorëve të huaj.  “Maqedonia është një nga vendet me taksat më të ulëta në botë, për shkak se nuk ka taksa mbi punë, por edhe sepse i takson fitimet e biznesit vetëm një herë kur ato shpërndahen si dividentë,” thuhet në raport.
Sipas BERZH në Maqedonia norma totale e taksave është sa 12.5 për qind e fitimeve të biznesit. Në Kosovë barra është 15 për qind, ndërsa në Mal të Zi dhe Bosnje ajo luhatet rreth nivelit 22 për qind të fitimeve të biznesit.

taksattt

Të gjithë në Maqedoni
Maqedonia nuk është e bekuar me pasuri natyrore ashtu si Shqipëria. Ajo nuk ka det, nuk ka një nëntokë të pasur me minerale, nuk ka rezerva nafte e madje është treg më i vogël se Shqipëria.  Por falë politikave të mençura ekonomike fqinji ynë lindor është aktualisht oazi i preferuar i investitorëve të huaj.
Qeveria maqedonase ka qenë tepër agresive në tërheqjen e investimeve të huaja përmes politikave subvencionuese por edhe taksave të ulëta. Jo rastësisht gjatë viteve të fundit, kanë investuar disa nga emrat më të njohur të biznesit në arenën ndërkombëtare. (Shiko gara e humbur e  investimeve http://www.syri.net/2016/01/14/gara-e-humbur-e-investimeve-ne-maqedoni-shkon-aston-martin-ne-shqiperi-call-center-at/)
Në vitin 2009, gjiganti britanik Johnson Matthey ndërtoi një fabrikë në lindje të Shkupit duke hapur 200 vende pune. Po kështu Termocentrali i ri i kompanisë italiane Diatek filloi aktivitetin e tij në zonën e Shkupit, ku janë punësuar 250 persona.
Në tetor të vitit të kaluar kompania gjermane Marquardt çeli në Maqedoni fabrikën me 600 punonjës për prodhimin e pjesëve mekanike, ndërsa ‘Key Safety Systems’ një kompani amerikane nisi punën në fabrikën e ndërtuar rishtas në Kërçovë, me 1 mijë punonjës. Maqedonia duket se është shndërruar në vendin e preferuar të investimeve të huaja për Ballkanin, aq sa sipas FMN investimet e huaja në këtë vend pritet të hapin 30 mijë vende të reja pune në të ardhmen e afërt.

No comments:

Post a Comment