Wednesday, March 9, 2016

Shkjau nxjerr të palarat: Kryetari është Rama, izoluam muhabetet…

Edhe pse zgjedhjet në Partinë Socialiste për kryetar nuk janë zhvilluar ende, sipas deputetes së Durrësit Esmeralda Shkjau, kryetari i Partisë është Edi Rama, pasi sipas saj ai ka fituar në mënyrë plebishitare në dy zgjedhjet e fundit.
Edhe pse në fakt dy zgjedhjet e fundit i ka fituar Partia Socialiste dhe aleatët e saj dhe jo një person i vetëm, duke qenë se sistemi politik shqiptar është parlamentar dhe jo presidencial, ku të votohet për kreun e vendit, sipas deputetes Edi Rama është kryetari legjitim i PS.
Në fakt statuti i PS parashikon që kryetari të zgjidhet nëpërmjet zgjedhjeve dhe me garim, por pas gjuhës së Taulant Ballës se zgjedh partinë para Shqipërisë, tani mungonte edhe devotshmëria e deputetes së Durrësit ndaj kryetarit, për ta kthyer situatën në nivelin e një retorike thuajse bolshevike.
Lidhur me debattet e bredshme në Asamble, Shkjau u shpreh se u diskutuan çështjet që kanë vërtet rëndësi dhe u izoluan muhabetet e kota.
Për Ben Blushin ta ketë vallë kur thotë muhabete të kota politikania e re?

No comments:

Post a Comment