Wednesday, March 9, 2016

Ditën me Metën, natën me Blushin. Çfarë loje po ben Ndre Legisi?

Nëpër media sot u raportua për një vizitë që kryteari i LSI dhe i Parlamentit Ilir Meta, ka bërë në fermën e Ndre Legisit.
Portalet shkruajnnë se Ndre Legisi ka 7 vjet që është tërhequr nga politika edhe pse ka qenë një prej themeluesëve të PS, si dhe një deputet i LSI-së së Metës në fillimet e saj.
Mirëpo një pretebndim i tilël është i apsaktë.
Në fakt, Legisi deri në vitin 2013, kishte një funksion që iu dha nga vetë Edi Rama në PS, ku ai koordinonte marrëdhëniet e aleatëve me socialistët.
Dhe tërheqja e tij në fermë nuk duket gjithsesi aq përfundimtare.
Në fakt, pas vizitës që i bëri Meta, po sot Legisi u shfaq te “Xibraku” në Tiranë ku zhvillohej Asambleja e PS dhe u pa të pinte një kafe dhe të fliste kokë më kokë me Ben Blushin.
Blushi shpalli sot lëvizejn për demokraci brenda PS dhe Legisi është pjesë e saj.
Fermer apo politikan qoftë, si duket, me Maqo Lakrorin dhe Legisin, që ka mik Ilir Metën, duket se Ben Blushi i ka të qarta planet e tij për PS-në e të ardhmes.
Ndre Legisi


No comments:

Post a Comment