Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, përmes një njoftimi për mediat. ka sqaruar opinionin publik se dokumenti i mësipërm që shihet në foto dhe që qarkullon në disa media dhe në rrjetet sociale, është i falsifikuar.
"Ky dokument i cili pretendon se Komuniteti Mysliman kërkon hetimin e personave të caktuar, nuk është i vërtetë dhe dallohet qartazi që është i falsifikuar dhe nuk ka dalë nga institucioni i Komunitetit Mysliman", thuhet në njoftimin e KMSH.
Dokumenti i falsifikuar u postua në rrjetet sociale disa ditë më parë dhe u përgënjeshtrua menjëherë nga KMSH dhe nga individë, emrat e të cilëve gjenden në listë.
Ahmed Kalaja, imami i Xhamisë së Kavajës, emri i të cilit duket në këtë listë, ka përgënjeshtruar ekzistencën e kësaj shkrese, duke postuar në profilin e tij në Facebook me datë 27 shkurt 2016, edhe shkresën e vërtetë që mban datën dhe numrin e protokollit, ku dallohet qartë se përmbajtja e shkresës së vërtetë është krejtësisht ndryshe nga kjo e mësipërmja. Edhe sot, imam Kalaja ka ribotuar shkresen origjinale dhe atë të falsifikuar, ku ka përgënjeshtruar lajmet ne disa media.
Qartazi vihet re edhe falsifikimi amatoresk qe gjithekush mund ta shohe dhe ta dalloje fare qarte, ku emri i imamit te xhamise Dine Hoxha(Rr. e Kavajes) Ahmed Kalaja eshte i shkruar Ahmet Kalaja. Gjithsesi çeshtja do te ndiqet penalisht nga komuniteti musliman, qe tashme ka nisur edhe bashkpunimin me prokurorine per gjetjen e falsifikatorit.

No comments:
Post a Comment