![screenshot-1_1457898305-2710448[1]](http://portal.mosrri.org/wp-content/uploads/2016/03/screenshot-1_1457898305-27104481-300x164.jpg)
Një zbulim gjigant i kraterëve nënujorë në fund të detit Barents ofron shpjegim të qartë të zhdukjes së anijeve në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Bermudës”.
Shkencëtarët kanë gjetur kraterë të gjerë një milje e gjysmë dhe të thellë 150metra, që besohet se janë shkaktuar nga shkarkimi i metanit në gjirin natyral të një pjese të pasur me gaz në Norvegji.
Metani duket se ka dalë nga depozitat natyrale të gazit nën sipërfaqe, duke krijuar kështu gropa të cilat shpërthenin më pas, thonë shkencëtarët.
Kjo mund ta shpjegojë edhe arsyen pse disa anije janë zhdukur në këtë zonë kontroverse, e njohur si “Trekëndëshi i Bermudës”, transmeton Gazeta Express.
Shkencëtari rus, Igor Yeltsov nga Instituti Trofimuk, tha: “Ekziston një version se efekti i Trekëndëshit të Bermudës është si pasojë e reaksionit të gazit”.
No comments:
Post a Comment