Wednesday, March 9, 2016

Shqipëria mes Gylenit dhe Sorosit


Shqipëria mes Gylenit dhe Sorosit.

Nga Armir SHKURTI
Për shkak të ngutit që ka me Shqipërinë dhe manifestimit të frikshëm të planit të tij për të kapur Shqipërinë, Xhorxh Soros është një realitet i trishtueshëm. Sot Shqipëria mund të quhet një satrapi e perandorit të madh Soros. Ajo administrohet drejtpërdrejt prej njerëzve besnikë të emëruar prej tij.
Por “sëmundje e butë”, ndoshta edhe më e rrezikshme për Shqipërinë, është miliarderi turk Fetullah Gylen. Në parim e në thelb janë e njejta prerje. Edhe në një pjesë të teknikave. Por nëse Soros është më prepotent dhe më teknik në operacionet e tij financiare, Gyleni është më “babaxhan” dhe oriental në korruptimin.
 
Rënia e komunizmit dhe luftërat në ish Jugosllavi shënuan edhe rënien përfundimtare të ideologjive. As komunizëm më, as nacionalizëm, as patriotizëm, asgjë prej gjëje që t’ia vlejë sakrificën. Mbeti vetëm ajo që  bashkëfshatari im Hasan Zyko Kamberi i këndoi nja dy shekuj më herët: Paraja
 
O paraja murdare
 
Q’e bën botën avare
 
që gjesdis porsi zagare
 
Ja di kimenë parasë.
 
Ky është ideali, të tjerat mbeten iluzione, utopi, ëndrra, çmenduri, poezi… Paraja! Sot plot individë zotërojnë kapitale më shumë se shtete të tëra. Dy prej tyre janë këta.
 
Babaxhani Fetullah Gylen e ka një ideologji. Ai përdor fenë. Natyrisht nuk e ka armën kryesore, por edhe ajo është një prej mjeteve të tij. Ky individ ka mbi 130.000 mije kompani të regjistruara me të ardhura vjetore që variojnë nga  30 në 60 miliardë dollarë vetëm në SHBA.  Parimi i tij ka qenë futja pa u ndjerë në çdo kapilar të shtetit dhe ngjitja në hierarki pa bërë zë. Kjo është direktiva bazë e këtij sekti që duke infektuar shtetin me strukturën e tij paralele për pak shkaktoi një tërmet katastrofal në politikën turke që çoi në prag të një puçi shteti.
 
Çdo mjet është i pranuar në këtë sekt: që nga martesat me shkuesi mes njëri – tjetrit e birësimet deri tek shantazhet përmes regjistrimeve në bisedave a çasteve intime.
 
Mendo pak një vend kampion të korrupsionit si Shqipëria! Sa pak investim i duhet Gylenit për të korruptuar të korruptuarit, ata që me kohë ia kanë shitur shpirtin “prurësit me të parë”. Duke qenë se tek ne parazi është shumë më i ulët se tjetërkund, edhe pa e thënë të tjerët, kuptohet vetvetiu se në Shqiperi Fetullah Gyleni është ndoshta me më shumë influecë se kudo në Ballkan.
 
Nuk e kam fjalën këtu për infrasturkturën gjigande të arsimimit që nis nga çerdhet e përfundon në doktoratura brenda e jashtë vendit, por tek korruptimi e blerja e drejtpërdrejtë e politikanëve dhe funksionarëve të të gjitha krahëve.
 
Korruptimi dhe korrupsioni janë në vetvete rrezik shumë i madh për demokracinë, për ekonominë, për ekzistencën e vendit dhe jetën e gjithësecilit. Por kur kjo është e përzjerë edhe me llogari të krimit të organizuar e terrorit, ky rrezik bëhet edhe më tragjik. Urdhëri i disatë për arrestim i dalë dje kundër këtij miliarderi ka lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe organizatat terroriste edhe per shkak të lidhjeve të forta me partinë popullore kurde PKK (e nxjerre jasht ligjit). Buxheti i tyre  arrin deri në 85 miliard dollarë në vit, falë terrorit dhe trafiqeve të naftës, drogës, qenieve njerëzore etj . Me ato para janë blerë edhe gylenistët tanë të shpërndarë tashmë krahas sorosistëve në gjithë kapilarët e jetës politike, ekonomike, arsimore, kulturore, policore, ushtarake, fetare, juridike, mediatike, shëndetësore e sociale të vendit.
 
Sot në Shqipëri ithtarët e Xhorxh Sorosit po përpiqen që , pas betejës së madhe për të thënë se ai nuk ekzistonte, të ndërtojnë legjendën se ai ekziston por është i mirë. Ndërsa Fetullahu e ka ndërtuar ndyshe fabulën e tij: e ka nisur pikërisht nga ndërtimi i imazhit të babaxhanit, të të mirit të madh.
 
Filma, libra, teatro, legjenda të ndryshme janë krijuar me kujdes për te fetishizuar Fetullah Gylenin dhe filozofinë e tij duke krijuar një Mafie të pa shërueshme, me pasoja të paimagjinueshme. Ndryshe nga Sorosistët që kanë dalë me shpatë hapur, këta bashkëjetojnë me ne heshturazi, duke na qarë hallet, rrëmbyer zemrat, duke na edukuar nëpër institutet e tyre fëmijët e duke na punësuar në bizneset e tyre. Tashmë shumë prej nesh, edhe pa e ditur, po punojmë për ta sepse
 
Shqipëria është kthyer në çiflik privat i perandorëve Xhorxh Soros e Fetullah Gylen, nëpunësit e të cilëve jo vetëm kanë kapur çdo institucion nga baza në qendër, por tashmë lëvizin politikat qartaz në favor të padronëve.
 
Si çdo gjë tjetër, tashmë edhe politika është një estradë që luhet sa për të tërhequr vëmendjen, për të shtyrë kohën e për të noterizuar manovrat ekonomike të perandorëve dhe rrjepjen e paskrupullt të shqiptarëve. S’ka më as të majtë as të djathtë. Ka aktorë që ende ruajnë formatin tradicional të fasadës demokratike, por vendi ndërkohë ka kaluar në administrim të këtyre dy miliarderëve e ç’mbetet, edhe për ndonjë tjetër.

No comments:

Post a Comment