Rrahu policin që i vendosi gjobë, arrestohet 22-vjecari në Tiranë
Sipas burimeve zyrtare shtetasi Aristotel Goga duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz” ka vazhduar lëvizjen në rrugën “Ibrahim Rugova” ndonëse punonjësi i policisë E. Gj. i kishte dhënë shenjë detyruese të ndryshimit të sensit të lëvizjes.
Në momentin që është ndaluar nga shërbimi, i cili ka filluar të plotësojë një masë administrative për shkeljen e kryer nga shtetasi Aristotel Goga, ky i fundit e ka goditur me sende të forta punonjësin e policisë në pjesën e fytyrës duke i shkaktuar plagë të shumta.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë në mbështetje dhe kanë bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e shtetasit Aristotel Goga, 22 vjeç, banues në Tiranë
Sipas policise, ky shtetas është ndaluar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment