Tuesday, March 15, 2016

Putin telefonon Obaman, ja për çfarë folën

                  

Presidenti i Rusisë, VladimirPutin së fundmi ka bërë një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Barack Obamën. Mësohet se kryefjala e bisedimeve ishte konflikti sirian.

Zyra e shtypit të presidentitPutin, ka lajmëruar për këtë telefona, dhe ka nënvizuar se dy presidentët biseduan në favor të rregullimit të shpejtë politik tëkonfliktit në Siri.

Gjatë bisedës Putin ka informuar gjithashtu Obamën se pasi forcat ruse kanë përmbushur objektivat e tyre kryesore për të luftuar terrorizmin ndërkombëtarë, Rusia ka vendosur të tërheqë trupat e saj nga Siria.

No comments:

Post a Comment