Ai ka darkuar sot me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e PDIUsë, Shpëtim Idrizi, të cilët si për koicidencë kanë një të shkuar si sportistë.
Madje Idrizi ka qenë edhe futbollist në rininë e tij.
I pranishëm në darkën e shtruar në restorant Prestige në kryeqytet ka qenë edhe Irfan Hysenbelliu si dhe kreu i grupit parlamentar të LSIsë, Petrit Vasili.
Darka është shtruar nga zoti Hysenbelliu, i cili ka krijuar prej disa muajsh një partneritet me Moggin.
Ish drejtori i Juventusit ka pasur takime të tjera në të shkuarën me Hysenbelliun.
Së fundmi ata janë takuar edhe në 3 shkurt ku kanë darkuar në Prestige, një nga restorantet që po bën emër në kryeqytet./Panorama

No comments:
Post a Comment