Wednesday, March 9, 2016

Braçe "sulmon" Ramën e Ballën: Shqipëria është para çdo partie, mbi qeverisjen e ambicies personale të gjithkujt!

Braçe "sulmon" Ramën e Ballën: Shqipëria është para çdo partie, mbi qeverisjen e ambicies personale të gjithkujt!
Postuar: 09/03/2016 - 22:48Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka reaguar 
ashpër ndaj deklaratës së disa socialistëve, të 
cilët thanë se kishin partinë para Shqipërisë. Braçe është treguar i prerë duke thënë se pa diskutim që Shqipëria është para çdo partie.

Ndërsa, shkon edhe më larg, duke goditur madje dhe Ramën, kur thotë se qeverisja e Shqipërisë është mbi qeverisjen e ambicies personale të gjithkujt.

"Dy gjëra: E para: Pa diskutim që Shqipëria është para çdo partie! Prandaj qeverisja e Shqipërisë është mbi qeverisjen e ambicies personale të gjithkujt! E dyta: E majta nuk mund të jetë instrument për ambicie personale. Prandaj e majta është alternativë, e majta është zgjidhje për çdo shqiptar, nuk mund të jetë mundësi për karrige për një, dy apo tre individë që nuk dinë asgjë mbi të majtën dje dhe të majtën sot, as e njohin dhe as jetojnë të majtën!", ka shkruar Braçe në Fb.

No comments:

Post a Comment