Friday, March 18, 2016
A deshironi rikthimin e Fatos Nano-s ne politiken shqiptare ? ...
Nje pyetje e cila behet prej kohesh nga te gjithe socialistet e vjeter, te rinj dhe jo vetem, nje pyetje e cila per disa vite ka tunduar shume median dhe politiken, por a e deshiron vertete populli shqiptar rikthimin e Fatos Nano-s ne politiken shqiptare ?! Heren e fundit kur u largua, ish kryeministri dhe lideri historik i PS u largua kokeulur dhe i penduar ne nje fare menyre per ate çfare rinisi ne politike. Pas humbjes se zgjedhjeve ne vitin 2005, pas kandidimit 2 here per President te Republikes se Shqiperise dhe pas levizjes se deshtuar qe nisi, por me sakt qe asnjehere nuk e nisi siç duhet dhe nuk e vazhdoi kurre, Fatos Nano u larguar ne nje heshtje te plote nga jeta publike dhe politike Shqiptare. Prej vitesh ai endet vetem ne mendjet dhe zemrat e atyre qe e admirojne, por pa ndonje shprese te forte per rikthim, por a deshirohet vertete rikthimi i Fatos Nanos?! Perpara se Edi Rama dhe qeveria e tij te ngrihej ne pushtet mund te themi me plote goje qe 'Jo' Fatos Nano nuk deshirohej nga populli sepse shpresa e popullit ishte Edi Rama, por tashme gjithçka ka ndryshuar. Mbeshtetja popullore e rilindjes se deshtuar ka rene ndjeshem, nuk ka çmime me te lira, nuk ka shendetesi falas, nuk ka rroga me te larta, konsumi ka rene, borxhi eshte shtuar, Partia Demokratike shihet qarte se nuk ka me ate force popullore te vitit 2005 perkundrazi eshte ne renie nga mbeshtetja popullore siç e treguan zgjedhjet parlamentare dhe lokale per shkak edhe njollave te medha te cilat la ne qeverisjen e saj... Tashme te gjithe kujtojne me mall dhe nostalgji kohen e arte kur qeveriste Fatos Nano, ku rritja ekonomike ishte 6.5% qe llogaritet edhe si rritja me e larte ekonomike e shtetit shqiptar ne histori. Tashme te gjithe njerezit lobojne me veten e tyre per nje rikthim te ish liderit ekzekutiv, atij qe sipas tyre jua mbushi xhepat plot dhe i la te ushqeheshin dhe te mbijetonin akoma edhe ne keto dite te veshtire, atij qe mendoi per popullin me liberalizem dhe dashamiresi. Por a do te rikthehet Fatos Nano serisht ne politiken shqiptare ? Shpresa e fundit mbetet ne Kongresin e dates 19 mars te Partise Socialiste...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
eshte i mirpritur . lider ka qene dhe do mbetet
ReplyDeletePoooo
ReplyDelete